Një kaskë biçiklete prej letre fiton çmimin Dyson

Publikuar më: 18-11-2016

_92468752_dyson1EcoHelmet është dizajnuar për njerëzit të cilët përdorin biçikletat me qira dhe mundet që të mos kenë çdo herë një kaskë me vete. Projektuesja, Isis Shiffler, është shumë e kënaqur me çmimin por e pranon se kaska prej letre mund të jetë një “shitje e vështirë.”

Ajo e përshkruan veten si një çikliste “të zjarrtë por të ngadaltë” dhe i erdhi ideja kur po përdorte biçikletat me qira përreth botës. Ajo vendosi të dizajnonte një kaskë, të bërë nga materiale të lirë dhe të riciklueshme, e cila do të kushtonte më pak se $5.

Kaska përdor strukturën e huallit të bletëve për të mbrojtur kokën e cila, sipas Zonjës Shiffer, është “jashtëzakonisht e mirë për të përthithur përplasjet.” Dizajni u testua në Kolegjin Imperial në Londër.

Ajo e pranoi se mund të jetë një produkt i vështirë për tu shitur, ti bindësh njerëzit se kaska funksionon. Që nga 2002, Çmimi James Dyson ka qenë i hapur për universitet apo të sapo diplomuarit përgjatë gjithë botës.  Zonja Shiffer do të marrë £30,000  për të zhvilluar më tej kaskën. Duke e përshkruar si “Grali i shenjtë” i çmimeve për dizajnë, ajo tha se është e “mahnitur” që e ka fituar.

Kaska është e dizajnuar për një përdorim të limituar dhe to të dobësohet me kalimin e kohës, veçanërisht nëse mbahet me vete në fund të një çante. Dizajni përfundimtar me shumë mundësi do të ketë një rrip të dukshëm që do të bjerë kur të jetë koha për ta tretur kaskën ose një kapëse që ndalon së punuari pas një farë kohe. (PCWorld Albanian)

Një kaskë biçiklete prej letre fiton çmimin Dyson
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)