Një haker sfidon një kompani farmaceutike, ndërton një paisje 600 dollarëshe për 30 dollar

Publikuar më: 21-09-2016

diyepipenmichaellaufer-1474299996567EpiPen është një injektues automatik ilaçesh në kofshë për njerëzit me alergji ndaj bletëve dhe kikirikëve. Michael Laufer, i cili nuk vuan nga kjo sëmundjes, ishte irrituar kur mësoi se kompania farmaceutike e shiste për $600 nga çmimi $100 që ishte në 2007. Kështu për ato që varen nga kjo pajisje ato zhvilluan një alternativë.

Nxorën një video me instruksione se si të ndërtoni EpiPen duke përdorur materiale që mund të blihen online për $30. Ato e quajtën atë EpiPencil. “Ajo funksionon po aq mirë sa EpiPen,” thotë Laufer në video, pas demonstrimit që tregon mënyrën e funksionimit. “Pa trajnim special, gjithkush mund ta përdorë”.

EpiPen është një shiringë me sustë e mbushur me epinephrine. Lauref tregon në video se si të ndërtohet një pajisje mjekësore duke ofruar lidhje për blerjen e pjesëve online. Ai nuk tregon se ku të blihet ilaçi sepse duhet të keni një recetë mjeku për ta blerë. (PCWorld Albanian)

Një haker sfidon një kompani farmaceutike, ndërton një paisje 600 dollarëshe për 30 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)