Një haker nga Hollanda fitoi 1 milion milje udhëtim falas nga kompania ajrore United Airlines

Publikuar më: 09-08-2016

unitedairlines770x578

Oliver Beg, një hulumtues sigurie vetëm 19 vjeç nga Hollanda udhëtimin e tij drejt konferencës së hakerave në Las Vegas e kreu duke përdorur shpërblimin e dhënë nga United Arlines.

Sipas televizioni publik hollandez, udhëtimi drejt Las Vegas i Beg kushtoi vetëm 5 Euro. United Arlines ofron për hulumtuesit e sigurisë deri në 1 milion milje udhëtime falas nëse raportojnë probleme sigurie të ekzekutimit të kodit në distancë, 250,000 mijë milje për problemet mesatare të sigurisë dhe 50,000 mijë milje për problemet e vogla.

Beg kishte raportuar afro 20 probleme sigurie tek United Arlines dhe shpërblimi më i lartë që kishte marrë ishte 250,000 milje. Që kur United Arlines lançoi këtë fushatë shpërblimesh, kompania kishte dhënë çmim prej 1 milion miljesh falas për disa hulumtues përfshi ekipin e sigurisë pranë Cisco.

Kompania ajrore amerikane është ndër të paktat jashtë industrisë së teknologjisë e cila ka adoptuar një fushatë të tillë shpërblimesh. Shpërblimi më i madh në botën e teknologjisë është ai i Google dhe Microsoft me vlerë 100,000 dollar. Megjithatë gjatë konferencës në Las Vegas Apple premtoi shpërblime deri në 200,000 dollar. (PCWorld Albanian)

 

Një haker nga Hollanda fitoi 1 milion milje udhëtim falas nga kompania ajrore United Airlines
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)