Një haker ndërton një orë inteligjente me ekranin e një Nokia 1100

Publikuar më: 07-10-2016

nokia_1100_smartwatchCa rezistorë, një bord Arduino, një modul Bluetooth, pak rreshta kod dhe një ekran të Nokia 1100 ishin e gjitha që i nevojiteshin një hakeri për të ndërtuar një orë inteligjente.

Nokia 1100 mund të jetë një telefon i vjetër por Daniel Davis gjeti një mënyrë për ta shfrytëzuar. Në një seri videosh në Youtube, Davis demotroi krijimin e një ore inteligjente ku shfrytëzoi një modul Bluetooth për të realizuar lidhjen e orës me një telefon.

E gjitha fuqizohet nga një bateri 3.7 volt vendosur në një kasë të ndërtua rnga një printer 3D. (PCWorld Albanian)

Një haker ndërton një orë inteligjente me ekranin e një Nokia 1100
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)