Një grup misterioz hakerash pretendon të ketë vjedhur mjete të sofistikuara hakimi nga NSA-ja

Publikuar më: 18-08-2016

3700Një grup misterioz hakerash quajtur Shadow Brokers pretendojnë se kanë penetruar në një njësi elite të hakimit me lidhje të forta me Agjensinë Kombëtare të Sigurisë në SHBA duke vjedhur armë kibernetike të cilat po shiten në ankand.

Maluerët e vjedhur thuhet se i përkasin grupit Ekuacion, një ekip elite hakerash që punojnë për NSA-në. Aktualisht Shadow Brokers kanë publikuar vetëm disa skedarë që hulumtuesit e sigurisë besojnë të jenë legjitime.

“Ne ofrojmë skedarët për shumën më të lartë. Skedarët posedojnë një potencial më të lartë sesa Stuxnet,” u shpreh grupi duke ju referuar armës dixhitale të spekuluar të financuar nga SHBA-të dhe Izraeli për të sabotuar programin nuklear të Iranit. Hakerat po kërkojnë 1 milion Bitcoin, e thënë ndryshe 580 milion dollar për skedarët.

Foto të skedarëve u publikuan si një provë dhe konfirmojnë dokumentet e përmendura më parë nga Edward Snowden me pseudonimet “BANANAGLEE”, “JETPLOW” dhe “EPICBANANA”. Grupi thotë se skedarët përmbajnë një mori mjetesh hakimi për të penetruar edhe firewall-ët më të sofistikuar nga Cisco dhe Juniper.

Ishte Kaspersky Lab që zbuloi fillimisht grupin e spiunazhit kibernetik Ekuacion në 2015-tën dhe menjëherë njoftimit të Shadow Brikers publikoi një postim të detajuar në blog i cili verteton lidhjen mes skedarëve të publikuar dhe këtij grupi.

Edhe pse kjo mund të ngjajë si një makth për NSA-në, ngjarja nuk provon se agjensia është hakuar. Është e mundur që maluerët të jenë marrë nga nga servera të jashtëm ku NSA-ja i hostonte ato.

Në vazhdën e këtyre ngjarjeve është e pamundur të përcaktohet kush janë “Shadow Brokers” por disa hulumtues të sigurisë i referohen agjensive Ruse të inteligjencës të cilat janë akuzuar nga kandidatja demokratike për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, si përgjegjës për hakimin e-mail-it të saj.

Ish nënkontraktori i NSA-së Edward Snowden lidhur me këtë ngjarje u shpreh: “Ky është një paralajmërim i cili mund të provojë përgjegjësinë e SHBA-ve për sulme kibernetike nisur nga ky server me maluerë. E gjitha mund të rezultojë në pasoja të dëmshme për në skenën e politikës së jashtme të shumë vendeve sidomos nëse shënjestër mund të ketë qenë një vend aleat i SHBA-ve.” (PCWorld Albanian)

Një grup misterioz hakerash pretendon të ketë vjedhur mjete të sofistikuara hakimi nga NSA-ja
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)