Lajmet

Një grup hakerash Kinez shkatërrojnë Nexus 6P, vjedhin fotot nga një iPhone 6S

Oct 27 2016
0 Shpërndarje
Një grup hakerash Kinez shkatërrojnë Nexus 6P, vjedhin fotot nga një iPhone 6S

screen-shot-2016-10-26-at-11-33-30-1200x672Një grup hakerash Kinezë të njohur si Tencent Keen Security Lab Team ka fituar 215,000 dollar falë tre “exploit-ëve” të zhvilluar për Nexus 6P dhe iPhone 6S.

Hakimet u realizuan gjatë evenimentit MobilePwn2Own organizuar nga Trend Micro. Grupi në fjalë rrëmbeu gjysmën e shpërblimeve totale të aktitivtetit pas hakimit me sukses të Nexus 6P, Galaxy S7 dhe iPhone 6S.

Ekipi Keen shkatërroi një Nexus 6P i përditësuar me versionin më të fundit të Android dhe arnimeve të sigurisë brenda 5 minutave. Ata arritën të instalonin një aplikacion të dëmshëm pa ndërveprimin më të vogël nga ana e përdoruesit.

Vetëm kjo përpjekje u siguroi atyre 100,000 dollar. Më pas ata arritën të instalonin një aplikacion mashtrues në iPhone 6S por që nuk i rezistoi një rindezjeje të telefonit. Megjithatë arritën të shtinin në duar fotot e iPhone 6S.

Të gjitha dobësitë e zbuluara nga konkursi janë dërguar paraprakisht nga Trend Micro tek Apple dhe Google brenda të gjitha rregullave standarte të zbulimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>