Një foto e publikuar nga sajti francez Nowhere Else hedh dritë mbi iPhone 7

Publikuar më: 12-07-2016

iphone-7-rumorSi do të ngjajë iPhone 7? Edhe pse askush nuk e ka një ide të qartë disa imazhe të publikuara kohët e fundit po i përmbahen një trendi të caktuar: iPhone 7 do të ngjajë së shumti me iPhone 6S.

Sipas një imazhi të publikuar nga Nowhere Else, shumë pak ndryshime priten tek gjenerata e re e iPhone 7 duke lënë të kuptohet se vetëm 2017-ta do të sjellë një ridizenjim masiv pikërisht atëherë kur iPhone mbush 10 vjeç. Madje ka pasur spekulime se Apple do të anulojë emërtimin iPhone 7 për modelin e këtij viti në mënyrë që të përkojë me 10 vjetorin e prezantimit të iPhone vitin e ardhshëm.

Sipas fotos së paraqitur, iPhone 7 do të ketë po të njëjtin dizajn me paraardhësin duke ruajtur skajet e harkuara dhe trupin prej alumini. Gjithashtu pritet të ketë një ridizenjim të antenave të cilat shtriheshin mbi pjesën e pasme të telefonit.

Një detaj mjaft i rëndësishëm që bie menjëherë në sy me këtë foto është kamera e iPhone e cila duket më e madhe sesa zakonisht. A do të thotë kjo se kamera e iPhone 7 do të sjellë një përmirësim madhor? Mbase një lente më të gjërë për performancë më të lartë në dritë të pakët?

Përflitet se mes iPhone 7 dhe 7 Plus do të ekzistojë një diferencë e madhe tek kamera ku ky i fundit do të ketë karakterizohet nga një lente e dyfishtë.

Së fundi ashtu siç pritej, fotoja e supozuar e iPhone 7 nuk nxjerr në pah një portë 3.5 mm të kufjeve. A po rezervon Apple më shumë hapësirë për një funksionalitet të ri me largimin e portës së kufjeve? Të gjitha pyetjet që u kanë lindur në kokë në këtë moment do të marrin përgjigje vetëm në Shtator. (PCWorld Albanian)

Një foto e publikuar nga sajti francez Nowhere Else hedh dritë mbi iPhone 7
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)