Një firmë sigurie ofron 500,000 dollar për problemet kritike të sigurisë në iOS 9.3

Publikuar më: 11-08-2016

ios-9.3-100676261-largeNjë firmë sigurie po ofron shuma marramendëse prej 500,000 dollar për dobësitë zero ditore të zbuluara në iOS duke tejkaluar kështu shumat e larta të shpërblimeve që Apple njoftoi pak ditë më parë.

Ditën e Marte, firma e sigurisë me seli në Teksas, Exodus Intelligence, tha se do të ofrojë nga 5,000 deri në 500,000 dollar për problemet e sigurisë në iOS 9.3 dhe më lart. Problemet e sigurisë zero ditore vlerësohen me shuma të tilla ngaqë Apple mund të mos i ketë zbuluar akoma.

Njoftimi i Exodus mund të tërheqë vëmendjen e hulumtuesve të sigurisë nga programi i shpërblimeve të Apple. Kjo e fundit ofron deri në 200,000 dollar për problemet kritike të sigurisë zbuluar në iOS. Për të pasur rezultatet sa më cilësore Apple po fton të bëhen pjesë e programit vetëm disa hulumtues sigurie të përzgjedhur.hitlist-100676225-large

Kjo shënoi herën e parë që Apple vë në jetë një program shpërblimesh. Google dhe Microsoft e kanë bërë këtë gjë prej vitesh për tu siguruar se problemet e sigurisë do të dërgohen tek kompanitë respektive dhe jo të shiten nga hakerat.

Rasti i Exodus zbulon edhe mënyrën e të bërit biznes të kompanisë ndryshe nga Apple. Firma e sigurisë njofton klientët e saj për problemet kritike shumë përpara se ofruesit e softuerit si Apple apo hakerat ti zbulojnë ato.

Kompania pretendon se mund të paralajmërojë klientët e saj për problemet e sigurisë deri në dy vite përpara se të rregullohen nga ofrueit e softuerit. Programi i shpërblimeve të kompanisë ofron shuma edhe për dobësitë e zbuluara në Google Chrome dhe Microsoft Edge. (PCWorld Albanian)

Një firmë sigurie ofron 500,000 dollar për problemet kritike të sigurisë në iOS 9.3
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)