Një driver grafik shkaktoi probleme në Windows 10, Nvidia reagoi me shpejtësi

Publikuar më: 24-10-2016

geforceexperience-100689128-largeTë apasionuarit e video lojërave shkarkuar driverat e fudit për grafikat Nvidia GeForce me numër version 375.57 dhe ajo që morën më pas ishte një surprizë.

Driveri i ri supozohej tu ofronte sistemeve aktuale mundësinë për të luajtur lojërat Battlefield 1, Civilization 6 dhe Titanfall 2 të cilët debutuan gjatë të Premtes.

Por ajo që përfituan ishte një dhimbje koke. Në rrjetin social Reddit përdoruesit gamerat e Windows 10-tës u ankuan se versioni 357.57 shkaktonte dështimin e aplikacioneve të Windows Store.

Nvidia menjëherë reagoi duke hequr driverin 375.57 për ta zëvendësuar me 375.63. Mund ta konfirmojmë se i riu aktualisht funksionon për mrekullu duke ja lënë të kaluarës problemet e 375.57-tës. (PCWorld Albanian)

Një driver grafik shkaktoi probleme në Windows 10, Nvidia reagoi me shpejtësi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)