Lajmet

Një dobësi sigurie në Internet Explorer kërcënon të gjithë versionet e sistemit operativ Windows

Oct 15 2015
0 Shpërndarje
Një dobësi sigurie në Internet Explorer kërcënon të gjithë versionet e sistemit operativ Windows

123208401Microsoft ka identifikuar një problem kritik sigurie i cili gjendet në çdo version të sistemit operativ Windows.

Gjigandi i softuerit e zbuloi këtë problem në Windows Vista dhe konkretisht në Internet Explorer. Më pas zbuloi se një difekt në ekzekutimin e kodit kishte infektuar të gjithë versionet e Windows. Duhet të theksojmë se shfletuesi Edge nuk është ndikuar.

Ky kërcënim i sigurisë është emërtuar me emrin e koduar MS15-106. Vetë problemi qëndron tek mënyra e ndërveprimit mes shfletuesit dhe memories. Nëse kjo dobësi zbulohej nga një haker lehtësisht mund të fitonte kontroll mbi çdo kompjuter Windows.

Madje është e mundur edhe instalimi i programeve dhe të fshirja e të dhëna përmes kësaj dobësie sigurie. Si pasojë sistemet e serverave të Windows janë në rrezik por modeli i sigurisë i implementuar në shfletuesin Internet Explorer (Enhanced Security), ndihmon në minimizimin e dëmit shkaktuar nga ky kërcënim sigurie. Microsoft është duke punuar për korigjimin e këtyre problemeve. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>