Një defekt i brendshëm i iPhone 6 dhe 6S shkakton humbjen e funksionalitetit të ekranit

Publikuar më: 28-08-2016

2014-09-10_02-21-04_storyNë një raport nga iFixit, një kompani e shquar për ç’montimin e pajisjeve më të fundit, zbuloi se disa produkte të Apple, përfshi edhe iPhone, kanë pësuar defekt në ekranin e prekjes duke rezultuar terësisht jo funksional. Quajtur “Sëmundja e prekjes” teknikët e iFixit thanë se problemi është mëse i zakonshëm.

Disa nga ato që janë prekur nga ky defekt zbuluan se duke ushtruar presion mbi ekran problemi rregullohet përkohësisht. Megjithatë, kur kthehet, një shirit gri në ekran do të shfaqet dhe do të shpërndahet gjersa të humbasë plotësisht funksionalitetin.

1472117590_vnuuuyeouc3dblpp.medium

Sipas hetimeve të  iFixit, duket se problemi është një defekt i brendshëm harduerik. Zëvendësimi i ekranit me prekje për të rregulluar problemin nuk është një opsion. Duke gërmuar më thellë, dy teknikët e riparimeve gjeten se problemi fshihet në dy çipe kontrolluese të prekjes (Touch IC) brenda fushës logjike të telefonit.

Këto çipe janë përgjegjës për gjurmimin dhe përcaktimin e prekjeve të gishtave përfshi gjestet e dërguara nga përdoruesit tek telefoni. Nëse këto dëmtohen, ekrani nuk do ta procesojë informacionin në mënyrën e duhur.

1472117917_exfaubrkblnog5xw.large_story

Apple me sa duket nuk ka shfrytëzuar një substancë të quajtur “Undefill” i cili mban çipet të sigurt. Në vend të kësaj përdori mbrojtëse ngjitëse për ta mbajtur çipin brenda fushës logjike. Kur kjo thyhet, shkakton shiritin gri që paraqitet në ekran. Duke ushtruar presion në ekran, çipin krijon kontakt përsëri me fushën logjike, duke e rregulluar problemin përkohësisht.

iPhone 6S dhe 6S Plus nuk janë të prekur nga ky problem pasi çipi Touch IC është zhvendosur tek fusha e ekranit, ku mbahet më i sigurtë. (PCWorld Albanian)

Një defekt i brendshëm i iPhone 6 dhe 6S shkakton humbjen e funksionalitetit të ekranit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)