Harduer

Një bashkëpunim potencial mes Samsung dhe BlackBerry mund të jetësojë Galaxy BlackBerry

Nov 24 2015
0 Shpërndarje
Një bashkëpunim potencial mes Samsung dhe BlackBerry mund të jetësojë Galaxy BlackBerry

20151106_144416-1200x675Instrumenti për testimin e performancës së telefonëve dhe tabletëve GFXBench ka regjistruar në dazabazën e saj një telefon inteligjent të ri që bart vulën e BlackBerry shkruan prestigjozja Forbes.

Ky model, identifikuar si STV100-1, përmban një ekran WQHD, kamër 15 megapiksel dhe një proçesor ndërtuar nga Samsung. Gjatë muajit Qershor ishte Forbes që shkruante për ekzistencën e një telefoni ndërtuar nga një bashkëpunim i mundshëm mes Samsung dhe BlackBerry. Por a mund të jetë ky Samsung Galaxy BlackBerry?

Nëse rezulton e vërtetë, kjo do të ishte hera e parë që prodhuesi kanadez dhe ai korean baskëpunojnë për ndërtimin e një produkti të tillë. Në të kaluarën, Samsung dhe BlackBerry kanë bashkëpunuar për ndërtimin e tabletit SecuTab. Ky i fundit ishte i bazuar në modelin Samsung Galaxy S 10.5 por që karakterizohet nga aplikacione dhe funksionalitete sigurie asimiliuar nga BlackBerry 10 dhe IBM.BlackBerry-Priv-STV100-1-Specifications

Ne jemi dëshmitarë të një eksperiencë të vështirë që BlackBerry po kalon. Shefi ekzekutiv i kompanisë publikisht ka kërcënuar konsumatorët me mbylljen e biznesit të telefonëve. Por duke pasur në konsideratë debutimin e BlackBerry Priv dhe këto informacione, largimi i BlackBerry në këtë sektor nuk ka gjasa që të ndodhë “nesër”.

Për këtë kanadezëve u duhet të reduktojnë kostot e dizajnit dhe Samsung kërkon të zgjerojë biznesin e saj në rënie të produkteve dhe paisjeve mobile. Eventualisht një bashkëpunim mes dy rivalëve të fortë dikur mund të jetësohet pikërisht me një telefon të tillë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>