Një avion pasagjerësh dhe një dron kanë qenë pranë përplasjes mbi Londër

Publikuar më: 17-11-2016

_92478680_mediaitem92478679Një avion pasagjerësh ka shmangur mrekullisht përplasjen me një dron në Londër raportuan autoritetet Britanike.

Avioni Airbus A320 kishte 165 pasagjerë në bord në momentin që po realizonte zbritjen në aeroportin e Hearthrow. Kjo ngjarje ka ndodhur më 18 Korrik të këtij viti dhe bazuar në observimet e pilotit shmangja e incidentit ishte diçka e pabesueshme.

Aeroplani po fluturonte në lartësinë 1,494 m kur pilotët kanë vënë re një dron në krahun e djathtë të avionit. Ekuipazhi e përshkroi dronin në ngjyrë të zerë me madhësi afro 50 cm.

Autoritetet aeroportuale thanë se ky është një prej incidenteve më të rrezikshme ku është përfshirë një dron. Sot e kësaj dite operatori i dronit ngelet një enigmë. (PCWorld Albanian)

Një avion pasagjerësh dhe një dron kanë qenë pranë përplasjes mbi Londër
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)