Një Apple iPhone i ri buxhetor me ekran 4 inç mund të bëhet realitet vitin e ardhshëm

Publikuar më: 07-11-2015

14832-10684-12292-6015-9721-1616-140626-iPhone5s5c-l-l-lAnalisti i njohur i KGI-së Ming Chi Kuo, parashikimet e të cilit në të kaluarën kanë rezultuar të sakta, hodhi idenë e një iPhone me ekran 4 inç i cili për nga funksionaliteti do të jetë një iPhone 5S i përmirësuar raportoi AppleInsider.

Sipas analistit në fjalë ekziston një kërkesë e fuqishme për produkte të përmasave të vogla nga Apple dhe kompania po planifikon një gjë të tillë ta bëjë realitet vitin e ardhshëm. Një datë potenciale debutimi është shtatori i vitit të ardhshëm përkrah iPhone 7.

Informacionet rreth këtij telefoni janë të pakta ose spekulime. Supozohet që ky model me ekran 4 inç të përmbajë të njëjtin harduer të brendshëm por pa prekjen 3D.

Nga pikëpamja e analistit të KGI-së mund të kuptojmë se Apple synon që modelin 4 inç ta prezantojë si një produkt me kosto të përballueshme për masat. Ky produkt do të jetë për ata që teknologjia e fundit nuk është kriter në blerjen e një telefoni. (PCWorld Albanian)

Një Apple iPhone i ri buxhetor me ekran 4 inç mund të bëhet realitet vitin e ardhshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)