Një aeroplan i British Airways u godit nga një dron në aeroportin Heathrow të Londrës

Publikuar më: 18-04-2016

750x500-airbus-320-200-1-640x427Policia e Aeroportit Heathrow të Londrës është duke hetuar një përplasje të mundshme mes një droni dhe një aeroplani të British Airways ndërsa ky i fundit po zbarkonte në pistë. Piloti i Airbus A320 me 132 persona në bord raportoi se një objekt ka goditur pjesën e hundës së avionit rreth orës 13:00 me orën lokale.

Aeroplani u hetua për ndonjë dëm të mundshëm nga inxhinierët e British Airways dhe vijoi më pas fluturimin e radhës, tha një zëdhënës i kompanisë për BBC-në. Dëmi i shkaktuar ndaj aeroplanit ishte pothuajse i papërfillshëm. Por incidenti më shumë se asgjë shkaktoi panik duke ngjallur frikë për rrezikun që i kanoset aviacionit civil nga dronët.

Fluturimi i një droni në çfarëdo aeroporti në Londor është krim që dënohet deri në 5 vite burgim. Gjithashtu Autoriteti i Aviacionit Civil Britanik ka ndaluar fluturimin e dronëve mbi 400 këmbë. Edhe SHBA-të kanë ligje të ngjashme ku në një pjesë të madhe të metropoleve është e ndaluar rreptësisht fluturimi i dronëve. (PCWorld Albanian)

Një aeroplan i British Airways u godit nga një dron në aeroportin Heathrow të Londrës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)