Një adoleshent amerikan 17 vjeçar dënohet me 11 vite burgim. Mbështeti radikalët e ISIS në Twitter

Publikuar më: 31-08-2015

id-2956987-twitter_welcome-100251363-orig-100600876-largeNjë 17 vjeçar nga Virginia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dënuar me 11 vite burgim nga një gjykatë federale. Djaloshi rezulton të ketë përdorur Twitter duke ofruar mbështetje financiare madje duke rekrutuar të rinj për grupin ekstremist ISIS.

Ky dënim është vendosur ditën e premte nga gjykata amerikane. Adoleshenti ka përdorur edhe platformat e komunikimit si WhatsApp dhe Tox për të komunikuar me anëtarë të ISIS. Ai kishte kontribuar për këtë grup përmes monedhës dixhitale BitCoin.

I dënuari, Ali Shkri Amin, kishte krijuar një llogari në Twitter, @AmreekiWitness, dhe kishte përdorur për të ofrouar këshillim dhe mbështetje për anëtarët e ISIS dhe mbështetësit e këtij grupi citon dokumenti gjyqësor. Kjo llogari kishte arritur mbi 4000 ndjekës në rrjetin social në fjalë.

Ai kishte ndihmuar rekrutët për të udhëtuar drejt Sirisë për tu bashkuar me grupin ekstremist. Ky grup jo pak herë ka përdorur rrjetet sociale si Twitter, Facebook madje edhe Youtube për të shtruar ndikimin dhe aktivitetin e saj apo për të shpërndarë mesazhin e tyre.

Një zëdhënës i rrjetit social Twitter tha se kompania nuk mban qëndrim në lidhje me llogari individuale për arsye privatësie dhe sigurie. (PCWorld Albanian)

Një adoleshent amerikan 17 vjeçar dënohet me 11 vite burgim. Mbështeti radikalët e ISIS në Twitter
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)