Një 86 vjeçare nga Kanadaja akuzohet për shkarkim të paligjshëm të video lojës Metro 2033

Publikuar më: 02-11-2016

_92209220_mediaitem92209219Një e moshuar nga Kanadaja, Kritin McMillan, nuk e ka hobi vrasjen e zombive në një video lojë dhe u surprizua kur mësoi se kishte shkarkuar në mënyrë ilegale video lojën Metro 2033.

Nuk kishte dëgjuar asnjëherë për një lojë të tillë dhe nuk e kuptonte pse ishte gjobitur mijëra dollar. Më pas u mësua se ky incident kishte qenë thjesht një anomali.

E gjitha e ka fillesën tek një akt rregullator i cili detyron ofruesit e internetit të japin informacion mbi IP adresat të cilat janë identifikuar si burim shkarkimesh të paligjshme tek zotëruesit e të drejtave të përmbajtjeve.

Ky akt është pjesë e një reforme ndërmarrë nga qeveria Kanadeze për të modernizuar të drejtat e autorit.

“U shokova. Jam 86 vjeç dhe askush tjetër përveç meje nuk ka përdorur kompjuterin, pse duhet të shkarkoja një video lojë lufte?” tha e moshuara.

Metro 2033 është një video lojë ngjarjet e së cilës zhvillohen në Moskën e 2033 ku pas një lufte nukleare një racë mutantësh përbëjnë kërcënimin kryesor të racës njerëzore. E moshuara u gjobit me 5,000 dollar kanadeze. Ngjarje të tilla zunë vend edhe në Britani në vitet e fundit.

Në 2015-tën, qindra konsumatorë të operatorëve O2 dhe Sky u paralajmëruan rreth shkarkimeve të paligjshme të filmave. (PCWorld Albanian)

Një 86 vjeçare nga Kanadaja akuzohet për shkarkim të paligjshëm të video lojës Metro 2033
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)