Nintendo sjell karakterin legjendar Mario në Super Mario Run ekskluzivisht për iOS

Publikuar më: 08-09-2016

supermariorun-1200x675Nintendo vijon të gërmojë më në brendësi të botës së lojërave mobile dhe këtë herë karakteri i preferuar i kompanisë, Mario, përgatitet për një vrapim.

Shigeru Miyamoto i Nintendos-s deklaroi në skenën e prezantimit të iPhone 7 se një lojë re do të dalë ekskluzivisht për pajisjet iOS. Super Mario Run është një lojë vrapuese duke përdorur grafikat dhe stilin e New Super Mario Bros, me pak elementë konkurrues të gjetur në tipin e lojës “Toad Rally”.

Kontrolli kryesor duket të jetë prekja e ekranit, që nxit karakterin e Marios të kërcejë. Prekjet më të gjata rezultojnë në kërcime më të larta. Mario vrapon automatikisht përgjatë nivelit, si një vrapues i pafund, por loja ka fund.

smr-3-1200x1060Loja ka gjithashtu tipin konkurrues asinkron, Toad Rally, ku lojtarët bëjnë rrugën e tyre deri sa koha përfundon. Lojtarët munden të shikojnë fantazmat e lojtarëve të tjerë që po vrapojnë dhe “lëvizjet e rrezikshme.”

Super Mario Run do të lirohet falas, dhe një blerje e vetme zhbllokon të gjithë përmbajtjen e lojës. Loja do të dalë për pajisjet iOS në fund të Dhjetorit. (PCWorld Albanian)

Nintendo sjell karakterin legjendar Mario në Super Mario Run ekskluzivisht për iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)