Nintendo publikoi trailerin e konsolës së re Switch

Publikuar më: 21-10-2016

3145603-switch3Me vetëm pesë muaj të mbetur para debutimit të konsolës të re në Mars të 2017, Nintendo sot më në fund ka filluar të ndajë detaje rreth sistemit të shumëpritur. Nintendo publikoi një video 3 minutëshe që ofron një përmbledhje të çfarë mund të pritet nga platforma, e cila do të quhet Nintendo Switch. Siç flitej, është një hibrit konsolë/pajisje dore që përdor fishekë.

Në shtëpi, ju mund ta vendosni në një “Nintendo Switch Dock” që lidhet e lidh me TV. Ju mund ta merrni sistemin jashtë dokut dhe ai do të marrë menjëherë një formë portative. Kontrolluesit e ndashëm që qëndrojnë në të dyja anët e Nintendo Switch quhen kontrollues “Joy-Con”.

“Një lojtar mund të përdor një Joy-Con në secilën dorë; dy lojtarë mund të marrin nga një secili; ose shumë Joy-Con mund të përdoren nga shumë njerëz për një mori opsionesh të lojës,” Nintendo tha në një deklaratë për shtypin.

Plus kësaj, Nintendo do të shesë një Kontrollues Switch Pro fakultativ që të përdoret në vend të kontrolluesve Joy-Con. Nintendo shtoi se është e mundur që sistemet Switch të sillen sëbashku për të krijuar një multiplayer lokal.

Në videon tregohet se si Nintendo Switch mund të luhet në shtëpi ose rrugës. Kjo përfshin disa nga lojërat, si çfarë paraqitet të jetë një version i Skyrim dhe NBA 2K, gjithashtu The Legend of Zelda:Breath of the Wild dhe një nga lojërat Mario Kart. Gjithashtu është interesant fakti që në video paraqitet një lojë që duket se mund të jetë një lojë e re Mario 3D. (PCWorld Albanian)

Nintendo publikoi trailerin e konsolës së re Switch
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)