Nikon shpall fitues të një konkursi një foto e të edituar në Photoshtop

Publikuar më: 01-02-2016

nikon-awards-badly-photoshopped-photo-fail-7Bota e internetit sot vuan më shumë se asgjë për origjinalitetin e përmbajtjeve shpërndarë në çdo cep të botës. Sot më shumë se asnjëherë pikërisht ky origjinalitet po cënohet dhe kjo jo vetëm përmes “Copy-Paste” por rasti i Nikon dëshmon një Photoshop në aksion.

Në një konkurs realizuar nga prodhuesi i aparateve fotografikë, Nikon përzgjodhi fitimtar një “fotograf” nga Kina i cili kishte arritur të realizonte një foto të një aeroplani teka fluturonte.

Kjo foto na rezultoi të jetë modifikuar në mënyrë flagrante dhe se fotoja origjinale nuk përmbante një aeroplan. Komuniteti i ndjekësve prej 10 milion në faqen në Facebook të Nikon reagoi ashpër duke vënë në tallje Nikon i cili kishte harruar të kontrollonte foton me funksionalitetet “Curves” dhe “Levels” të Photoshtop për të dalluar vertetësinë e fotos. Për më tepër ndiqni dy fotot e paraqitura në këtë artikull. (PCWorld Albanian)

nikon-awards-badly-photoshopped-photo-fail-1cnikon-awards-badly-photoshopped-photo-fail-2

Nikon shpall fitues të një konkursi një foto e të edituar në Photoshtop
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)