Nikola Labs ka ndërtuar një këllef për iPhone 6 i aftë të konvertojë sinjalin celular në energji elektrike për baterinë

Publikuar më: 05-05-2015

nikola-labs-unveil-iphone-6-case-that-harvests-electricity-from-airNikola Tesla është shkencëtari i cili që udhëhoqi botën drejt shfrytëzimit të elektricitetit përmes kabllove. Por Heinrich Hertz provoi se elektriciteti mund të transmetohej përmes valëve. Dhe ne akoma po shfrytëzojmë teknologjinë e shekullit të 19 për të furnizuar me elektricitet dhe energji paisjet e shekullit 21.

Në fakt risia e transmetimit valor të rrymës elektrike po bëhet realitet nga Laboratori Nikola Labs. Ky laborator ka lançuar një paisje e aftë të konvertojë frekuencat radio në energji elektrike duke ngarkuar baterinë.

Sot ata kanë lançuar produktin e tyre të parë. Është një këllëf për një iPhone 6. Ky këllëf do të konvertojë 90% të energjisë së prodhuar nga sinjali celular radio në energji elektrike ku kjo e fundit do të ngarkojë baterinë duke shtuar jetëgjatësinë e saj 30%.

Tesla Labs synon ta komercializojë këtë produkt brenda një viti falë bashkëpunimit me Universitetin Shtetëror të Ohio në Shtetet e Bashkuara ku dhe është zhvilluar kjo teknologji.

Kjo teknologji zotëron një potencial të lartë. Pse? Sepse lehtësisht mund të implementohet edhe në veshjet elektronike, në paisjet mjekësore por edhe për zhvillimin e mëtejshëm të Internetit e Gjërave. Ose e thënë ndryshe mund të shfrytëzohet nga çdo produkt i cili nuk kërkon sasi të mëdha energjie. (PCWorld Albanian)

Nikola Labs ka ndërtuar një këllef për iPhone 6 i aftë të konvertojë sinjalin celular në energji elektrike për baterinë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)