Ngritja e Cyanogen: Më shumë përdorues se Windows Mobile dhe BlackBerry së bashku

Publikuar më: 10-08-2015

cyanogenNjë zëdhënës i Cyanogen zbuloi se kompania ka 50 milion përdorues aktivë duke e bërë këtë platformë më popullore se Windows Mobile dhe BlackBerry së bashku.

Zhvilluesi i një prej versioneve Android më popullor gjatë konferencës Code Rush në Seattle tha se Cyanogen së shpejti do të bëhet platforma e tretë mobile më e madhe në botë pas iOS dhe Android.

Adnan Begovic, një punojës i Cyanogen tha gjatë një dalje për shtyp se platforma kishte 50 milion përdorues në të gjithë botën. Cyanogen aktualisht është pjesë e OnePlus One dhe smartfonëve Yu Plus.

Ndërsa nuk ka asnjë dyshim se Cyanogen po konsolidohet si ndërtuesi i një prej versioneve më popullore të Android, ky fakt njëkohësisht duhet të shqetsojë Microsoft. Begovic tha se Cyanogen është më popullor se Windows Mobile jo Windows Phone.

Microsoft kohët e fundit njoftoi se do të shkurtonte masivisht linjën e telefonëve Lumia në vetëm pak të tillë çdo vit. Cyanogen pësoi një disfarë këtë vit kur ishte pranë debutimit të sistemit operativ në SHBA me smartfonin Alcatel OneTouch Hero 2 e cila nuk u realizua. Megjithatë nuk do të vonojë shumë sepse prodhuesi tjetër amerikan BLU do ndihmojë Cyanogen të depërtojë në tregun amerikan.

Cyanogen ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh me Microsoft dhe Foxconn duke siguruar një fond prej 80 milion dollar. Pas përfundimit të bashkëpunimit me OnePlus, shefi ekzekutiv Kirt McMaster tha se po punonin për të siguruar partnerë të rinj më të fuqishëm nga Kina. (PCWorld Albanian)

Ngritja e Cyanogen: Më shumë përdorues se Windows Mobile dhe BlackBerry së bashku
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)