Ngritja, dominimi dhe rënia e Nokia

Publikuar më: 20-08-2015

nokiaPara dy vitesh, Nokia vendosi ti shiste Microsoft-it biznesin e saj të smartfonëve, ndërkohë që para disa javësh bëri të njëjtën gjë dhe me shërbimin e saj të hartave HERE. Është e vërtetë që vitet e fundit Nokia ka dështuar por duhet të pranojmë se kjo kompani ka qënë ajo me të cilin identifikohej biznesi i smartfonëve para disa dekadash, në një periudhë kur smartfonët në treg ishin shumë të rrallë. Në këtë artikull ne do ti hedhim një vështrim historisë 150 vjeçare të Nokia.

Fillimet e hershme

Ndërkohë që ne të gjithë e përkufizojmë Nokia-n si një kompani prodhimi telefonash, në të vërtetë biznesi i parë i Nokia ka qënë shumë larg nga këto pajisje. Nokia ka filluar operimin e saj në treg si një kompani prodhimi letrash e cila u themelua në vitin 1865 nga inxhinieri Fredrik Idestam në pjesën jug perëndimore të Finlandës. Por në këtë moment ende kjo kompani nuk quhej Nokia. Ky biznes mori emrin Nokia Ab në vitin 1871 kur kompania hapi një fabrikë të dytë pranë lumit Nokianvirta. Pas pothuajse pas 3 dekadash nga themelimi, Nokia guxoi të futej dhe në biznesin e elektricitetit.

gsmarena_001Në vitin 1889 Eduard Polon themeloi kompaninë Finnish Rubber Works, ndërsa në vitin 1912 Arvid Wickstrom ndërtoi Finnish Cable Works. Ishte viti 1918 kur Finnish Rubber Works bleu kompaninë Nokia. Në vitin 1922 konglomeratit iu shtua dhe Finnish Cable Works. Edhe pse kompanitë ishin nën një zotërim të përbashkët, ato vazhduan të operonin individualisht deri në vitin 1967 kur ato u shkrinë me njera tjetrën dhe formuan Nokia Corporation. Kjo kompani ishte e fokusuar në 4 tregje kryesore; në atë të letrës, elektronikës, gomës dhe kabllove. Nokia hodhi në treg produkte si letra higjenike, biçikleta, televizorë, kabllo komunikimi, robotë, kompjutera, pajisje ushtarake etj.

Zgjerimi i portofolit

Në vitin 1979 Nokia u bë pjesë e një bashkpunimi me prodhuesin e televizorëve Salora. Rezultat i këtij bashkëpunimi ishte firma e radio telefonëve Mobira Oy. Disa vite më vonë, Nokia lançoi sistemin e parë celular ndërkombëtar të quajtur Nordic Mobile Telephone.

gsmarena_002

Në sajë të këtij rrjeti u vendosën ura të reja komunikimi mes Suedisë, Danimarkës, Finlandës dhe Norvegjisë. Nuk kaloi shumë kohë dhe Nokia solli debutimin e kompanisë së parë të prodhimit të telefonëve për makina të quajtur Mobira Senator. Kjo paketë telefonike për automjete peshonte afërsisht 10 kg. Në vitin 1984 Nokia bleu Salora dhe ndryshoi emrin e njësisë së saj të telekomunikacionit në Nokia-Mobira Oy. Gjatë po të njëjtit vit, erdhi dhe lançimi i Mobira Talkman, një telefon i transportueshëm i cili mund të përdorej dhe jashtë makinës edhe pse peshonte 5 kg.

Imacon Color Scanner

Tre vite më vonë, në vitin 1987 kompania prezantoi telefonin e saj të parë kompakt dhe e quajti atë Mobira Cityman 900. Ky telefon është shumë i rëndësishëm pasi ishte dhe telefoni i parë në botë që mund të mbahej në dorë, ai peshonte 800g dhe kishte një çmim prej 5.456 dollarësh. Shumë shpejt ky telefon u shëndrrua në një ikonë dhe atij iu vu pseudonimi ‘The Gorba’ duke qënë se presidenti i Bashkimit Sovjetik, Gorbachev e përdori atë për të kryer një telefonatë nga Helsinki në Moskë.

gsmarena_004

Vitet që pasuan sollën një periudhë të vështirë për kompaninë e cila u përball në tregun e pajisjeve elektronike me konkurentë të fortë. Gjatë kësaj periudheekzekutivi i kompanisë Kari Kairamo kreu vetvrasje si pasojë e depresionit.

gsmarena_005

Udhëheqja e re solli ndryshime të cilat e ndanë kompaninë në 6 njësi; telekomunikacioni, pajisjet elektronike të konsumit, kabllot dhe makineritë, të dhënat, telefonët mobil dhe industritë bazike. Në vitin 1989 Nokia Mobira Oy u shëndrrua në Nokia Mobile Phones.

 Fokusimi në telefonët mobil

Në vitet 1990, krerët e Nokia vendosën që kompani të fokusohej vetëm në tregun e telekomunikacionit dhe si pasojë e kësaj, njësitë e mbetura të kompanisë u shitën njëra pas tjetrës. Në vitin 1991 u krye telefonata e parë nën rrjetin GSM përmes një pajisje Nokia. Vitin pasardhës u lançua dhe telefoni GSM Nokia 1011.

gsmarena_006Ky telefon ofronte një kohë bisede deri në 90 minuta dhe mund të ruante 99 kontakte. Ai u njoh ndryshe si Mobira Cityman 2000. Disa vite më vonë Nokia debutoi me serinë e saj 2100 të telefonëve Nokia të cilët sollën për herë të parë zilen tradicionale të Nokia. Ndërkohë që Nokia parashikoi shitjen e 400.000 njësiv të tilla, numri i telefonëve të shitur arriti deri në 20 milion në mbarë botën.

gsmarena_007

Në vitin 1996 u lançua Nokia 9000 Communicator me një çmim prej 800 dollarësh. Kjo pajisje ishte e aftë të dërgonte email, faks, të navigonte në ueb.

gsmarena_008 Edhe pse Nokia 9000 solli funksionalitete të reja ajo nuk pati sukses komercial. Në të njëjtin vit, Nokia solli dhe një telefon me pamje të re, një telefon me rrëshkitje të quajtur Nokia 8110 i cili u njoh ndryshe si ‘banana phone’.

gsmarena_009

Lider Botëror

Suksesi spektakolar i serisë Nokia 6100, e ndihmoi kompaninë të kalonte Motorolën dhe të cilësohej si prodhuesi më i madh i telefonëve në atë vit. Ja vlen të përmendim se telefoni Nokia 6100 ishte i pari që solli lojën e famshme ‘Snake’. Që nga ky moment, të ardhurat e Nokia rriteshin me 50% vit pas viti. gsmarena_010

Vlera e Nokias arriti në 70 miliard dollar. Në vitin 1998 debutoi telefoni i parë i cili nuk kishte një antenë në pjesën e jashtme, Nokia 8810. Ndërsa në vitin 1999 u lançua Nokia 3210, një telefon i cili erdhi në 6 variante ngjyrash dhe ofronte një kohë bisede 4-5 orë. U shitën 160 milion njësi të tilla duke e shëndrruar Nokia 3210 në telefonin më të suksesshëm të kohërave.

gsmarena_012

Vitet 2000, një epokë e re

Edhe pse Nokia tashmë ishte një lider i tregut të telefonëve mobil, dekada e re e vuri atë përballë sfidave të reja. Wirelesi dhe teknologjitë e reja ishin duke u zhvilluar dhe sollën risi në multimedia. Për t’ju përgjigjur ndryshimeve, kompania me bazë në Finlandë filloi të silltë në treg telefona multimedia të sofistikuar, plot ngjyra e animacione. Në vitin 2001 u lançua Nokia 7650, telefoni i parë i pajisur me një kamera dhe një ekran plot ngjyra.

gsmarena_013Më pas në vitin 2002 mbërriti telefoni i parë që operonte në rrjet 3G, Nokia 6650 dhe Nokia 3650 telefoni i parë që ofronte regjistrim të zërit i cili u bë i disponueshëm dhe në tregun amerikan.

gsmarena_014gsmarena_015

Viti 2003 ishte i telefonit buxhetor Nokia 1100 i cili arrit suksesin e shitjes së 250 milion njësive.

gsmarena_016 Por Nokia tentoi dhe në pajisjet e fokusuara tek lojrat. Ndaj në vitin 2003 ajo solli pajisje N-Gage e cila përdorte sistemin Symbian OS 6.1. Kjo pajisje nuk arriti suksesin e duhur duke qënë se u shit vetëm në 3 milion njësi.

gsmarena_017

Në vitin pasardhës, kompania Nokia solli në treg një smartfon në formën e një buzëkuqi, Nokia 7280 si pjesë e linjës Fashion.

gsmarena_018Në vitin 2007, kompania Apple u bë pjesë e tregut të telefonëve duke sjellë iPhonin e gjeneratës së parë. Si kundërpërgjigje Nokia lançoi smartfonin e parë më ekran me prekje, 5800 Xpress Music. U shitën 8 milion smartfonë të tillë.

gsmarena_020

Shenjat e para të rënies

Ishte viti 2001, kur të ardhurat e Nokia u ulën për herë të parë si pasojë e shitjeve në tregun e telefonave. Kjo zbritje e të ardhurave ishte e papërfillshme. Shenjat e para të rënies u panë në vitin 2004 dhe më pas në 2007, kur vet kompania raportoi për rënie të të adhurave. Në vitin 2007 Nokia u përball dhe me 46 milion bateri problematike të prodhuara. Si pasojë e kësaj një sasi e madhe e telefonave të Nokia u tërhoqën nga tregu. Në vitin 2008, kur debutoi sistemi operativ Android 1.0 dhe kur shitjet e iPhonit ishin më të larta se kurrë, Nokia raportoi një rënie të shitjeve me 3.1% dhe një rënie në të ardhura me 30%.

Kjo situatë bëri që Nokia të shkurtonte 1700 punonjës të saj në mbarë botën. Tanimë Nokia nuk dominonte më tregun. Vendi i saj u zu nga Apple dhe BlackBerry. Pjesë e tregut u bënë dhe Samsung, HTC dhe LG. E dëshpëruar për të dalë nga kriza, Nokia lajmëroi për një marrëveshje strategjike me gjigandin softuerik Microsoft, për të vendosur Windows Phone si sistemin e saj operativ primar. Ky lajmërim u ndoq nga supozime të shumta që tregonin se Microsoft po interesohej të blinte kompaninë finlandeze. Fruti i parë i bashkëpunimit mes Nokia dhe Microsoft ishin smartfonët Lumia 800 dhe Lumia 710 të cilët debutuan në vitin 2011.

gsmarena_021Edhe pse kompania ja doli të shiste miliona njësi të këtyre smartfonëve në pak muaj, shkurtimet në staf vazhduan. Për të luftuar me kostot e mëdha, Nokia vendosi të mbyllte fabrikën e saj të vjetër në Finlandë dhe të zhvendosej në Azi.

Në vitin 2012, pavarësisht suksesit të Windows Phone, Nokia pësoi një goditje të rëndë; pati një humbje prej 1.3 miliard dollarësh. Këtë herë Nokia shkurtoi plot 10.000 punonjës. Më vonë gjatë këtij viti, Nokia prezantoi Lumia 920 i cili u përball me kritika të shumta si pozitive dhe negative.

gsmarena_022Në muajin nëntor të 2012, ky smartfon ishte ‘best seller’. Më në fund viti 2013 solli lajme të mira për Nokia-n, duke qënë se të ardhurat e saj pësuan një rritje të vogël. Në shtator të këtij viti, Nokia deklaroi se do të shiste biznesin e saj të pajisjeve dhe shërbimeve drejt Microsoft. Kjo shitje përfundoi zyrtarisht në prill të vitit 2014.

gsmarena_023Konkluzioni

Nga të gjitha këto më sipër, arrijmë në përfundimin se kompania finlandeze nuk u tregua shumë e gatshme të përqafonte revolucionin e smartfonëve. Strategjia që ajo ndoqi në momentin e hyrjes së konkurentëve të rinj në treg nuk ishte e duhura. Si fillim Nokia u mundua të konkuronte vetëm me ekranin me prekje. Më pas ardhja e smartfonëve Windows Phone u zbulua shumë më para se hardueri të ishte gati dhe kjo solli humbje të interesit në smartfonët aktual të Nokia. Dy gabime të këtij lloji ishin të mjaftueshëm për të rrëzuar pozitën e kompanisë në treg. Siç thuhet rëndom, asgjë nuk është përgjithmonë dhe çdo gjë që ngjitet lart duhet dhe të zbresë poshtë. Pavarësisht të gjithëve, Nokia mbetet një element i rëndësishëm i historisë të telefonave mobil, i cili kurrë s’do të harrohet. (PC World Albanian)

Ngritja, dominimi dhe rënia e Nokia
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)