Ngritja dhe rënia e BlackBerry

Publikuar më: 02-10-2016

chartoftheday_6057_blackberry_quits_smartphone_production_nBlackBerry do të ndalojë prodhimin e telefonëve inteligjentë, u shpreh shefi ekzekutiv i kompanisë John Chen javën e kaluar. Në 2016-tën njësitë e shitura ishin vetëm 4 milion.

Por në 2011-tën telefonët BlackBerry lulëzonin me 50 milion njësi të shitura. Një nga arsyet kryesore të rënies ishte braktisja e tastiera fizike tradicionale që dallonin një telefon BlackBerry nga të tjerët.

Në të njëjtën kohë kompania dështoi në ballafaqimin me kërcënimet serioze që ishin Apple iPhone dhe telefonët Android. Grafiku i paraqitur e shpjegon mësë miri sesi vijuan ngjarjet. (PCWorld Albanian)

Ngritja dhe rënia e BlackBerry
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)