Nga sot rregulla të reja për transferimin e domaineve

Publikuar më: 01-12-2016

icann-domainsDuke filluar nga dita e sotme autoriteti për përcaktimin e emrave dhe numrave themeluar në 1998, ICANN, do të implementojë politika të reja të transferimit të domaineve që prekin gjerësisht procedurat e ndryshimit të pronësisë së domaineve nga një regjistër tek tjetri.

Ky lajm vjen pas përfundimit të kontratës 18 vjeçare mes ICANN dhe Departamentit Amerikan për Administrimin e Telekomunikacionit dhe Informacionit. Që nga 30 Shtatori ICANN tashmë është një agjensi e pavarur në pronësi të një komuniteti ndërkombëtar aksionerësh.

Kjo politikë do të implementohet mbi të gjithë regjistruesit. Por çfarë do të thotë konkretisht kjo politikë e re dhe cili është qllimi i saj? Politika ka të bëjë e gjitha me transferimet e domaineve e njohur ndryshe në gjuhën teknike “Inter-Registrar Transfer Policy” ose IRTP.

Gjer më sot politikat aktuale kanë mbuluar vetëm procesin e zhvendosjes së domainit nga një regjistrues tek tjetri ndërsa nga dita e sotme pjesë e procedurës do të jetë edhe ndryshimi i pronësisë së domainit mes entiteve.

Saherë që kemi të bëjmë me një transferim, politikat e reja kërkojnë që të përditësohen informacionet e pronarit si emrin, mbiemri, organizata dhe adresa e-mail-it. E gjitha kjo realizohet me anë të e-mail-eve konfirmuese mes regjistruesit dhe pronarit.

Politikat e reja hyjnë në fuqi nga dita e sotme, datë 1 Dhjetor 2016. Impakti i ndryshimeve të reja do të ndihet menjëherë kryesisht nga rishitësit dhe konsumatorët e tyre:

  1. Nuk mund të ndryshohet regjistri i domainit me një kërkesë të thjeshtë modifikimi
  2. Çdo ndryshim i emrit, mbiemrit, organizatës apo adresës e-mail mund të rezultojë në kosto shtesë
  3. Çdo ndryshim duhet të ketë konfirmin e drejtpërdrejtë të regjistrit dhe pronarit
  4. Regjistruesi i vjetër do të njoftohet pas transferimit me sukses të një domaini
  5. Pas ndryshimit të regjistrit, çdo domain do të bllokohet automatikisht për transferim brenda 60 ditësh

Por pse ky ndryshim? OpenSRS, një platformë domainesh për rishitësit thotë se politikat e reja vinë pas një auditi nga ICANN. Qëllimi i tyre është minimizimi i impaktit negativ për rishitësit dhe konsumatorët.

Si funksionon ky proces? Transferta fillon me një kërkesë të rishitësit për të modifikuar të dhënat e pronarit për një domain të caktuar. Platformat e domaineve për rishitësit siç është rasti i OpenSRS mund aprovojnë ose refuzojnë ndryshimin e regjistruesit dhe të konfirmojnë saktësinë e informacionit.

Ndërsa regjistruesit duhet të aprovojë ose jo ndryshimin e regjistrit dhe të vendosë nëse dëshiron të çaktivizojë bllokimin opsional 60 ditor të domainit. Procesi i tranferimit të domaineve zgjat 7 ditë. (PCWorld Albanian)

Nga sot rregulla të reja për transferimin e domaineve
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)