Nexus “Sailfish” do të jetë telefoni i ri i linjës Nexus që do të ndërtohet nga HTC

Publikuar më: 24-06-2016

htc-10-07-100654998-largePadyshim stina e verës përveç të nxehtit që e karakterizon sjell edhe një gamë të gjërë produktesh të rangut të lartë nga Google, Samsung e prodhues të tjerë të shquar.

Ky artikulli vjen si kortezi e një raporti të Androd Police, burim i cili vazhdimisht ka rezultuar i besueshëm në ofrimin e detajeve e informacioneve jo zyrtare në të kaluarën. Ky raport flet për një paisje me emrin e koduar “Sailfish” (Google ka një histori të gjatë të emërtimeve të koduara të orientuara nga krijesat e dettit për telefonët Nexus.)

Është një telefon realitivisht i vogël dhe përmban këto karakteristika:

  • Ekran 5 inç 1080p (440ppi)
  • Proçesor katër bërthamësh 2 Ghz dhe 64Bit
  • 4GB RAM
  • Bateri 2770 mAh
  • 32GB memorje të brendshme
  • 12 megapiksel kamër të pasme, 8 megapiksel frontale
  • Skaner të shenjave të gishtërinjve
  • Portë USB-C
  • Bluetooth 4.2

Këtë vit pritet që të dy telefonët Nexus do të ndërtohen nga prodhuesi tajvanez HTC. Por a do të kenë ekran AMOLED apo LCD? Do të përbëhen njëri prej plastike e tjetri prej metali apo të dy metalikë?

Gjithashtu gjatë një interviste të fundit, shefi ekzekutiv Sundar Pichai tha se Google duhet të bëjë më shumë për të diferencuar paisjet Nexus nga telefonët e tjerë Android përveç versionit Stock të sistemit operativ. Besojmë se ja vlen të presim e të shohim çfarë do të bëjë më mirë Google. (PCWorld Albanian)

Nexus “Sailfish” do të jetë telefoni i ri i linjës Nexus që do të ndërtohet nga HTC
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)