Nexus “Sailfish” shfaqet me dizajnin e kombinuar të HTC 10 dhe Nexus 4

Publikuar më: 15-08-2016

nexus-sailfish-100676898-largeËshtë e qartë se Google dhe HTC po bashkëpunojnë për të ndërtuar telefonët e rinj Nexus një produkt i cili do të përbëhet nga xhami dhe metali thonë disa foto të reja të publikuar.

Android Police ofroi për audiencën e industrisë mobile një set imazhet të modelit me emrin e koduar Sailfish i cili është më i vogli në përmasa nga dy telefonët. Sipas raportit të Android Police që të dy telefonët do të ndajnë dizajn të ngjashëm ku modeli “Marlin” do të ketë ekran dhe bateri më të madhe (5.5 inç nga 5.0 inç).

Fotot e publikuar ditën e sotme nga llogari @usbfl në rrjetin social Twitter tregon një kombinim të dizajnit të HTC 10 me atë të Nexus 4 për modelet e reja Nexus. Nxitur nga ky ritëm rrjedhjesh të informacioneve jemi të bindur se një zyrtarizim i telefonëve është shumë afër.

CpyEaxaUsAAxdRk

Telefonët Nexus të këtij viti janë shumë të rëndësishëm për Google sepse njëkohësisht do të përcaktojnë drejtimin që do të marrë kompania në vitet në vijim me funksionalitete dhe softuerë ekskluzivë që do e distancojnë nga telefonët e tjerë. Këtë vit ndryshe nga strategjia e kompanisë vitin e kaluar modeli më i vogël, pasardhësi i Nexus 5X, nuk do të përbëhet nga materiale të lira por do të karakterizohet nga e njëjta gjuhë dizajni dhe përmbajtjeje. (PCWorld Albanian)

Nexus “Sailfish” shfaqet me dizajnin e kombinuar të HTC 10 dhe Nexus 4
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)