NextSEO priti në zyrat qëndrore në Prishtinë CEO-n e Allianz Global Assistance. U vlerësuan mundësi të reja bashkëpunimi

Publikuar më: 14-10-2015

NextSeo-visite-in-pristina2Ditën e Marte, më 13 Tetor, kompania kosovare NextSEO priti në zyrat e saj qëndrore në Prishtinë shefin ekzekutiv të Allianz Global Assistance për operacionet e kompanisë në Austri dhe Europën Juglindore z. Christoph Heissenberger.

Ky takim vjen në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit më të fundit të NextSEO dhe gjigandit gjerman të Allianz. Qëllimi i vizitës ishte i qartë: Forcimi i marrëdhënieve dhe njëkohësisht vlerësimi i mundësive të reja për zgjerimin e bashkëpunimit në mbarë Europën Juglindore ku Allianz Global Assistance është aktive me shërbimet e saj.

NextSeo-visite-in-pristina3

Ndërsa flasim për NextSEO-n duam të nënvizojmë një nga arritjet më të spikatura siç ishte bashkëpunimi me një kompani gjermane mjaft e njohur në fushën e sigurimeve të udhëtimeve dhe sektorit të turizmit, Mawista.

Bashkëpunimi i parë me Allianz filloi me filialin gjerman në Shkurt 2013-tës. Dy vite më pas dhe pikërisht në ditët e para të Gushtit nga shërbimet e NextSEO do të fillonte të përfitonte dhe Allianz AT.

NextSeo-visite-in-pristina1

Allianz Global Assistance ka operacione në 34 shtete ndërsa në Europën Juglindore është prezent në Kroaci, Serbi, Rumani, Hungari, Bullgari, Bosnie dhe Greqi. Shërbimet e saj konsistojnë në fushën e sigurimeve të shëndetit dhe udhëtimeve.

Për NextSEO-n çdo gjë filloi në vitin 2009 kur edhe u themelua. Shërbimet e saj janë të orientuara drejt marketingut online dhe përshtatjes së uebfaqeve për makinat kërkuese. (PCWorld Albanian)

NextSEO priti në zyrat qëndrore në Prishtinë CEO-n e Allianz Global Assistance. U vlerësuan mundësi të reja bashkëpunimi
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)