Harduer

Netgear prezantoi routerin më të shpejtë në botë Nighthawk X10

Oct 20 2016
0 Shpërndarje
Netgear prezantoi routerin më të shpejtë në botë Nighthawk X10

netgear-nighthawk-930x617Lojtarët dhe shkarkuesit e mëdhenj mund të gëzohen. Netgear prezantoi atë çfarë ato e quajnë “routeri më i shpejtë në botë”, Nighthawk X10, për transmetimin të përmbajtjeve multimediale, rezerva të menjëhershme, dhe lojë të shpejtë.

Nighthawk X10 AD7200 Smart Wi-Fi Router është anëtari më i ri i markës Nighthawk që kompania debutoi në 2013.

Routeri kombinon një procesor katër bërthamësh 1.7 gigahertz – procesori më i shpejtë në një router për shtëpi—dhe arkitekturë Wave 2 Wi-Fi quad-stream. Ai mund të përballojë brezin tjetër të Wi-Fi të njohur në gjuhen e inxhinierisë si 802.11 ad Wi-Fi, me shpejtësi deri në 7.2 gigabit për sekondë.

Ai përdor teknologjinë e fundit MU-MIMO për të mbështetur transmetimin e njëkohshëm, dhe dyfishon shpejtësinë e Wi-Fi në pajisjet mobile. Ka katër antena, që po presin patentë,  aktive të jashtme për të amplifikuar sinjalin e Wi-Fi të Nighthawk X10 dhe për të maksimizuar rrezen.

Nighthawk X10  është gjithashtu routeri i parë i industrisë i dizajnuar për tregun e shtëpisë që përfshin një portë 10-gigabit, e cila mbështet një lidhje fibër. Routeri është tani i gatshëm $500. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nighthawk
Lajmet e fundit>