Netflix zgjerohet globalisht me shërbime edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Publikuar më: 08-01-2016

netflix-3-1500x1000Ofruesi amerikan i përmbajtjeve video, Netflix, njoftoi lançimin e shërbimit të saj në të globalisht duke ofruar televizion përmes internetit në më shumë se 130 shtete në të gjithë botën, pa përjashtuar asnjë vend të Ballkanit duke filluar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnia dhe Serbia.

Ky njoftim u bë në konferencën CES 2016 nga vetë bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv Reed Hastings. “Sot ne jemi dëshmitar të lindjes së një rrjeti global televiziv” u shpreh ai. Gjithashtu Hasting njofoi se Netflix do të mbështesë edhe katër gjuhë të reja krahas 17 që janë aktualisht: Gjuhën Arabe, Koreane dhe Kineze tradicionale.

helloWorld

Netflix, debutoi në 2007-tën në SHBA për tu zgjeruar më pas globalisht në plot 60 shtete. Aktualist ky rrjet numëron 69.17 milion abonentë në të gjithë botën me të ardhura vjetore 5.5 miliard dollar.

Netflix ofron përmbajtje video që nga cilësia SD(Standart Definition) e cila kërkon një linjë të paktën 3 Mbps gjer tek HD 720p/1080p dhe Ultra HD 2160p që kërkojnë shpejtësi interneti 5 Mbps dhe 25 Mbps respektivisht. Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni shërbimi i Netflix do të kushtojë po aq sa është standart për vendet e Bashkimit Europian, 7.99 Euro.

Gjithashtu mund të shkarkoni edhe aplikacionet për iPhone, iPad, Android, madje edhe Windows Phone. Në Windows Netflix është një aplikacioni universal. (PCWorld Albanian)

Netflix zgjerohet globalisht me shërbime edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)