Netflix lançon shikimin offline të përmbajtjeve në Android dhe iOS

Publikuar më: 30-11-2016

netflix-iosMë fund Netflix ka vendosur të dëgjojë përdoruesit. Kompania e shquar e transmetimit të video përmbajtjeve bëri të ditur se përdorusit mund të shkarkojnë përmbajtjet e Netflix dhe ti shohin ato offline.

Netflix ka shtuar një buton të ri për një listë të caktuar filmash dhe shfaqjesh televizive ku në të ardhmen planifikon të shtojë të tjera. Përmbajtjet e dërguara janë të krijuara nga vetë Netflix kjo për të shmangur problemet e licensimit.

netflix-offline-100696193-large

Disa prej titujve të disponueshëm për shkarkim janë Stranger Things, Orange is the New Black, Narcos dhe The Crown. Opsioni i shkarkimit është i disponueshëm në Android dhe iOS. (PCWorld Albanian)

Netflix lançon shikimin offline të përmbajtjeve në Android dhe iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)