NetApplications: Windows 8.1 fiton terren ndërsa Windows XP vazhdon të humbasë bindshëm

Publikuar më: 02-05-2015

Windows_81_ScreenNet Application ka publikuar të dhënat e tregut të sistemeve operative për muajin Prill, të dhëna të cilat tregojnë një rritje të vogël të Windows 8.1. Por u zbulua edhe se Windows XP u përball me një tjetër rënie të konsiderueshme.

Sipas Net Application, Windows 8.1 zotëron 11.16 % të tregut të sistemit operativ Windows për desktop. Në muajin Mars Windows 8.1 zinte 10.55 % e llogaritë po u lëmë juve pastaj. Nga ana tjetër, Windows 7 ngelet sistemi operativ më i përdorur me një përqindje tregu prej 58.39 %.

Windows XP, sistemi operativ që nuk mbështetet më nga Microsoft, akoma është i dyti me 15.93 %. Sa për t’ju kujtuar ky sistem operativ zotëronte 19.15 % në muajin Shkurt. Windows Vista zotëron vetëm 1.95% ndërsa versioni eksperimental i Windows 10 gjendet në 0.09 % të kompjuterave në të gjithë botën. (PCWorld Albanian)

NetApplications: Windows 8.1 fiton terren ndërsa Windows XP vazhdon të humbasë bindshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)