“Nënshkrimi elektronik dhe shërbimet e besuara në administratën publike

Publikuar më: 26-06-2015

Nenshkrimi elektronik

Disa javë më parë pranë qendrës Protik u organizuan sesione informuese lidhur me shërbimet elektronike të identitetit; autentikim dhe nënshkrim elektronik i kualifikuar për Administratën Publike. Kjo fushatë informuese me institucionet publike u organizuan nga Aleat, me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Znj. Milena Harito.

Qëllimi ynë është t’ju lehtësojmë jetën qytetarëve, të pakësojmë burokracitë dhe nëpërmjet kësaj të pakësojmë mundësitë për korrupsion, sepse sigurisht aty ku nuk ka më sportel, ka një mundësi më pak për korrupsion dhe kjo është ajo që kemi thënë gjithmonë, ngritja e sistemeve për të luftuar korrupsionit”, ka cituar Ministrja Znj. Milena Harito në hapjen zyrtare të kësaj fushate informuese.

Autentikimi dhe nënshkrimi elektronik, sot konsiderohet si mjeti më i sigurt në komunikimin elektronik, i cili garanton vlefshmërinë ligjore të dokumentit elektronik dhe fuqinë provuese të tij, të njëjtë me formën shkresore. Identifikimi i sigurtë dhe nënshkrimi elektronik, të cilat kryhen me ane te çertifikatave elektronike të inkorporuara në letërnjoftimin biometrik, mundëson për qytetarët përfitimin e shumë shërbimeveelektronike. Këto çertifikata elektronike, ofrohen falas për qytetarët nga kompania ALEAT nepermjet aktivizimit te leternjoftimit ID.

Znj. Edlira Bejko, përfaqësuese e Autoritetit Kombëtar për Çertifikimin Elektronik (AKCE), u shpreh mbi kuadrin ligjor për nënshkrimin elektronik në Repuplikën e Shqipërisë. Ajo theksoi se nënshkrimi elektronik do të jetë në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimeve publike dhe performancës në administratën publike si dhe një lehtësim i jetës së qytetarëve. ALEAT dhe AKSHI janë dy ofruesit e shërbimit të çertifikimit të cilët janë të legjitimuara nga AKCE. Gjithashtu, ajo tregoi se si karta e identitetit do të shërbente për qytetarët, jo vetëm si mjeti më i sigurtë për identifikimin e tyre, por edhe si një kartë shërbimesh në distancë nëpërmjet komunikimeve elektronike në një portal të vetëm, duke shmangur sportelet e mbingarkuara. Nënshkrimet Elektronike mund të gjejnë përdorim në dokumenta elektronike, prokurime elektronike, tregti elektronike, regjistrime elektronike, votim elektronik, transferta online e shumë të tjera.

Z. Jean Alain Jouan, CEO i Aleat prezantoi vizionin e eServices dhe përfitimet e ardhshme të shtetasve shqiptarë me përdorimin e identifikimit elektronik, duke vënë në dukje avantazhet e tyre nga implementimi i kësaj teknologjie të re dhe zgjerimi i shërbimeve të ofruara.

Në kuadër të shërbimeve elektronike nëpërmjet Letërnjoftimit eID, Aleat ofron pajisje lexuese të kualifikuara për kartat e identitetit. Aktivizimi i letërnjoftimit është krejtësisht falas për ato karta identiteti të prodhuara përpara vitit 2014, ndersa ato të prodhuara nga muaji Janar 2014 do të jenë automatikisht të aktivizuara.

Z. Bardulla, specialist i shërbimeve elektronike eALEAT tregoi se ALEAT ofron një autentikim të sigurtë duke garantuar një person = një identitet. Nënshkrimi elektronik është një mënyrë e thjeshtë dhe e lehtë për firmosjen e një dokumenti dixhital si dhe është më i sigurt dhe me i lehtë se firmosja fizike, duke shmangur printimin, skanimin dhe ruajtjen e letrës fizike. Gjithashtu, Z. Bardulla renditi disa avantazhe, si: mundësimim i e-shërbimeve, shmangien efiçente të mashtrimeve, përmirësimin e cilësisë dhe kohës së procesimit duke ofruar një siguri të lartë.

Nga ana tjetër nuk mungon edhe strategjia e integrimeve të sistemeve të tjera të shërbimeve publike siç është QKR e cila është duke ofruar nëpërmjet portalit e-Albania ekstraktet si dokument elektronik si dhe mundësinë e aplikimit online nëpërmjet përdorimit të letërnjoftimit elektronik (eID) , për regjistrimin apo  ndryshimin e te dhënave të një biznesi

Në Korrik të vitit 2008, Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka përzgjedhur konsorciumin e formuar ndërmjet Morpho (më parë Sagem Sécurité), dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit, për prodhimin dhe shpërndarjen e letërnjoftimit ID dhe pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë. Në Prill të vitit 2013, konçesioni u zgjat deri në Korrik 2023 duke diversifikuar portofolin e shërbimeve të ofruara nëpërmjet shërbimeve elektronike eALEAT të aksesueshme përmes letërnjoftimit elektronik eID. 

“Nënshkrimi elektronik dhe shërbimet e besuara në administratën publike
2 votes, 5.00 avg. rating (95% score)