Neglizhenca e Microsoft lë në harresë platformën Windows Phone në konferencën Build

Publikuar më: 31-03-2016

lumia-950-100630092-galleryWindows Phone ka vdekur, të paktën ky ishte sinjali që Microsoft la të kuptohej gjatë një prezantimi ditën e djeshme në konferencën e zhvilluesve Build 2016. Nga HoloLens gjer tek robotët e komunikimit, Microsoft sigurisht që kishte rezervuar supriza pa fund për pjesëmarrësit.

Por më shokues është fakti i “heshtjes” së zërit të Windows Phone në këtë prezantim. Asnjë axhendë, asnjë plan konkret asnjë risi të re. Kjo nuk ka pse të jetë suprizë sipas statistikave më të fundit të Gartner ku tregohet një rënie dramatike e blerjeve të telefonëve Lumia.

Po të lëmë menjëanë shifrat, sepse ajo që realisht po e vret platformën është neglizhenca e Microsoft. Pasi ky i fundit bleu Nokia-n, konsumatorët u detyruan të prisnin plot 3 vite që të mbërrinte Lumia 950 dhe 950XL, telefoni më i mirë Windows.

Dhe për ta përkeqësuar situatën më tej vjen Windows 10 Mobile shumë larg premtimeve. Një pjesë e madhe e Lumia-ve ngelën pa versionin më të fundit të sistemit operativ ndërsa aplikacionet e reja bazuar në platformën universale nuk do të funksionojnë me telefonët Windows Phone 8. Më pas Microsoft mbylli llogarinë LumiaVoices në Twitter.

Madje disa aplikacione të profilit të lartë si Office, debutuan në Android dhe iOS shumë kohë përpara se të mbërrinin në Windows Phone. Funksionalitetet e reja që po vinë me përditësimin e parë madhor në Windows 10 verën e këtij viti flisnin vetëm për platformën desktop.

Mbase Microsoft ka nevojë për një sy gjumë pas një periudhe të vështirë me debutimin e Windows 10 Mobile, ose po përpiqet thjeshtë të mbajë të gjallë sistemin operativ siç po bën BlackBerry me versionin 10 të platformës së saj. Mbase Satya Nadella nuk është aq i dhënë pas biznesit të harduerëve sa ishte ish ekzekutivi Steve Ballmer. Ajo që ka rëndësi: Adhuruesit e platformës Windows Phone e kanë humbur shpresën. (PCWorld Albanian)

Neglizhenca e Microsoft lë në harresë platformën Windows Phone në konferencën Build
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)