Në versionin e ri Beta të WhatsApp mund të ftoni anëtarë të rinj në grupe përmes lidhjeve

Publikuar më: 27-09-2016

pf7jweff9eqpwex11p6iWhatsApp padyshim është aplikacioni më popullor i komunikimit në botë. Gjer më sot, nëse dëshironit ti dërgonit dikujt një ftesë për tu bashkuar një grupi bisedash duhej ta bënit individualisht për secilin kontakt.

Në versionin beta të aplikacionit ka ndryshuar e gjitha kjo. Tani mund të ftoni anëtarë të rinj përmes një lidhjeje. Këtë lidhje mund ta shpërndarni në formë direkte, me një kod QR dhe apo NFC.

Kjo metodë e re e bën shumë më të lehtë shtimin e anëtarëve të rinj në grupet e bisedave. Gjithashtu do të keni opsionin për të ç’aktivizuar lidhjen në mënyrë që askush të mos hyjë në grup më.

Nëse doni të provoni këtë veçori të re bashkohuni me programin Beta të WhatsApp përmes lidhje mëposhtë dhe pastaj shkarkoni aplikacionin. (PCWorld Albanian)

WhatsApp Beta Signup

Në versionin e ri Beta të WhatsApp mund të ftoni anëtarë të rinj në grupe përmes lidhjeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)