Në prag të debutimit zyrtar Microsoft publikoi ndërtimin 10581 të Windows 10 Mobile

Publikuar më: 29-10-2015

windows-10-mobile-tiles-new-lumia-1520Sot Microsoft solli në vëmendjen e përdoruesve të Windows 10 Mobile një tjetër ndërtim atë me numër 10581. Aktualisht ky përditësim është i disponueshëm vetëm për testuesit e abonuar në “Fast Ring”.

Windows 10-ta vijon akoma me fazën eksperimentale dhe versioni më i fundit sjell rregullime dhe përmirësime të performancës duke lënë në hije të rejat. Ndërtimi 10581 ndryshe nga dy të fundit nuk kërkon medoemos rikthimin në Windows Phone 8.1. Sipas zyrtarëve të kompanisë ky ndërtim sjell:

–   Jetëgjatësi më të mirë të baterisë

–   Regjistrimi i videove është përmirësuar

–   Komanda zanore “Hey Cortana” prezent në më shumë telefonë

–  Selektim të shumëfishtë të fotove për shpërndarje përmes aplikacioneve të palëve të treta si Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Sigurisht si me çdo version eksperimental nuk mungojnë as problemet. Për shembull do të ballafaqoheni me dështim të aplikacioneve pas transferimit në kartën SD. Sipas Mary Jo Foley nga ZDNet, Microsoft po shënon progres me përditësimin “Threshold 2” i cili do të jetë i disponueshëm në Windows 10-tën për telefonët dhe kompjuterat.

Për Windows 10-tën në desktop, Threshold 2 mund të mbërrijë në Nëntor. Edhe blerësit e rinj të telefonëve Lumia 950 dhe 950 XL do të marrin përditësimin Threshold 2 në Nëntor. (PCWorld Albanian)

Në prag të debutimit zyrtar Microsoft publikoi ndërtimin 10581 të Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)