Në luftën mobile mes platformave dhe prodhuesve fitimtarët janë Apple dhe Google

Publikuar më: 22-12-2015

maxresdefaultËshtë e qartë rëndësia e faktorit të zhvilluesve në suksesin e një ekosistemi apo platforme. Këtë realitet e ka demostruar bota mobile të paktën 5 vitet e fundit dhe është ky faktor që nga njëra anë thërrmon Windows Mobile dhe nga ana tjetër ngre Android-in në piedestalet më të larta.

Por është një tjetër aspekt i rëndësishëm që nuk mund të njorohet, të ardhurat dhe fitimi. Sipas statistikave të fundit që vinë nga firma analitike Statista, mësojmë se Apple posedon 92 % të fitimeve nga shitjet e telefonëve inteligjentë. Pozitën e shkëlqyer në treg të Apple e demostrojnë edhe informacionet e bankës Canaccord Genuity. Por si është e mundur diçka e tillë kur platforma mobile e Apple zotëron vetëm 15 % të tregut të sistemeve operative?

chartoftheday_4112_smartphone_platform_market_share_nTregu i platformave mobile

Përgjigja është tek burimin i hapur i Android. Këtu del në pah Samsung si rivali kryesor i Apple. Ndërsa në 2013-tën prodhuesi korean arriti majat duke zotëruar 40 % të fitimeve të tregut, beteja në disa fronte e dy viteve të fundit janë një histori që duhet harruar sa më parë për kompaninë. Në 2015-tën fitimet e kompanisë ranë në 15 % të tregut duke u dominuar bindshëm nga Apple.

Por a nuk ishte Android-i dominanti në betejën e platformave? Askush nuk e mohoi, ashtu siç nuk e koreanët nuk e bënë realitet ekuacionin: Android = Samsung. Apple garanton fitimet nga shitjet e iPhone edhe pse aktualisht platforma iOS zotëron 15.8 % të tregut, kompania në Shtator theu rekordin tre ditor të shitjeve të vendosur në 2014-tën.

chartoftheday_4029_smartphone_profit_share_nFitimet në harduerin mobil

Mbase humbësi më i madh në këtë mes është Microsoft dhe përpjekja e kompanisë në botën mobile, Windows Phone. Me vetëm 2.2 % të tregut në 2015-tën, platforma nuk do të shkojë më larg se 2.3 % parashikonte IDC-ja në raportin e fundit.

Ndërsa Android do të vijojë rritjen për të shkuar në 82.9 % në 2019-tën dhe iOS do të tkurret në 14.1 %, fitimtarët e betejës mes platformave mobile dhe brenda kampit Android janë padyshim Apple dhe Google. (PCWorld Albanian)

Në luftën mobile mes platformave dhe prodhuesve fitimtarët janë Apple dhe Google
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)