Në kërkim për një të ardhme të sigurtë të votës elektronike

Publikuar më: 03-05-2015

voteHulumtuesit kanë arritur të zhvillojnë një teknikë të re përmes të cilës qytetarët e çdo vendi mund të votojnë online, edhe nëse kompjuterat e tyre nuk ofrojnë siguri të lartë. Duke u frymëzuar nga pajisjet e sigurisë që përdorin disa banka, një grup hulumtuesish në Universitetin e Birmingham ka ndërtuar një sistem të votës elektronike me anë të një pajisje harduerike të pavarur. Kjo teknikë mund të jetë gati për tu përdorur në vitin 2020 ose 2025 në zgjedhjet elektorale në Mbretërinë e Bashkuar.

Sigurisht që votimi online kërkon barriera të forta sigurie dhe hakerat mund të ndërtojnë programe keqëdashëse që i thyejnë këto barriera sigurie. Ndaj kurrë s’mund të ndalohet së perfeksionuari sigurinë e këtij sistemi. Qëllimi i hulumtuesve është që ta aftësojnë softuerin në mënyrë që të njohë dhe të neutralizojë maluerët. Aktualisht një sistem i ngjashëm votimi është prezantuar në Estoni dhe pritet që të implementohet dhe në shtete të tjera pasi është një mënyrë e mirë për të reduktuar kostot e zgjedhjeve por dhe për të pasur rezultate më të sigurta. (PC World Albanian)

Në kërkim për një të ardhme të sigurtë të votës elektronike
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)