Në Janar, Microsoft sjell funksionalitete të reja në Outlook për Office 365 dhe Outlook.com

Publikuar më: 21-12-2015

microsoft-outlook-comNë muajin Maj të vitit që po lëmë pas Microsoft njoftoi se paraqitja e postës elektronike Outlook në Office 365 do të implementohet edhe tek shërbimi falas Outlook.com. Pikërisht atë ditë ndërfaqen e re të Outlook.com filloi ta ofrojë për një bazë të caktuar përdoruesish në formën e një versioni paraprak ndërsa në muajin Gusht kjo bazë u zgjerua më tej.

Ndërsa paraqitja për një pjesë të madhe të përdoruesve të Outlook është në fazë testimi, Microsoft po punon vazhdimisht për ta përmirësuar atë në aspektin e funksionaliteteve të reja ti cilat bëhen menjëherë të disponueshme në Outlook për Office 365.

Duke filluar nga mesi i muajit Janar, Microsoft po sjell funksionalitete të reja: Sugjerimet inteligjente dhe Evenimentet nga posta elektronike.

outlooknewfeatures

Më specfikisht, sugjerimet inteligjente synojnë shmangjen e dërgimit të mesazheve personave të gabuar. Në momentin kur doni të dërgoni një mesazh automatikisht do të shfaqet një listë kontaktesh në sugjeruara bazuar në komunikimeve të mëparshme përmes postës elektronike. Microsoft tha se aplikacioni Outlook në Office 365 dhe në Outlook.com tani mëson nga përdoruesi sa më shumë që e përdor atë.

Funksionaliteti i dytë do të implementohet gjerësisht duke filluar nga muajin Mars. Kurdo që një përdorues merr një e-mail konfirmues të një udhëtimi apo prenontimi avioni, autobuzi, hoteli etj, Outlook pasi mbledh informacione kyçe rreth tij e shton atë automatikisht në aplikacionin e kalendarit. Ky funksionalitet aktualisht është i limituar vetëm në disa kompani ajrore amerikane dhe në aplikacionin Expedia. (PCWorld Albanian)

Në Janar, Microsoft sjell funksionalitete të reja në Outlook për Office 365 dhe Outlook.com
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)