Në Gusht Firefox do të fillojë bllokimin e përmbajtjeve Flash

Publikuar më: 21-07-2016

pcw-firefox-primary-100662826-largeNë ndjekje të hapave të shfletuesve të tjerë madhor, Firefox po ndërmerr masat e duhura për të reduktuar në mënyrë drastike përdorimin e Adobe Flash në të ardhmen. Mozilla bëri të ditur se Firefox do të bllokojë disa përmbajtje të caktuara të cilat nuk janë esenciale për përdoruesit.

Sipas Mozilla ky bllokim do të reduktojë dështimet e shfletuesit dhe vonesat me afro 10%. Përmbajtje fillestare që do të bllokohen përbëjnë një listë specifike të cilën Mozilla e ka publikuar në GitHub.

Në 2017-tën, Firefox do të kërkojë nga përdoruesit që të klikojnë mbi një përmbajtje Flash nëse duan ta shohin. Me fjalë të tjera asnjë përmbajtje Flash nuk do të luhet automatikisht  video apo lojëra. Përdoruesit duhet manualisht të autorizojnë një proces të tillë. (PCWorld Albanian)

Në Gusht Firefox do të fillojë bllokimin e përmbajtjeve Flash
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)