Në Google, një VPN e bën të pavlefshme “të drejtën europiane për tu harruar”

Publikuar më: 09-03-2016

new-google-logo-2015-1024x767Nëse po kërkoni informacion online për një person të cilin jeni duke pritur ta takoni në një mbledhje dhe nëse jetoni në Bashkimin Europian, me shumë gjasa mangësi në informacion.

Google pak ditë më parë lajmëroi hyrjen në fuqi të “së drejtës për tu harruar” dhe ajo që thamë lart është një ndër efektet e para. Fillimisht propozuar në 2014-tën, shtetet anëtare të Bashkimit Europian vunë përpara përgjegjësisë gjigandin e motorit të kërkimit për të fshirë informacione personale nga rezultatet e kërkimit përsa kohë është jo adekuat, i pavend dhe jo më i vlefshëm.

Praktikisht, kjo do të thotë se Google dhe të tjerë ofrues të kërkimit në ueb brenda kufinjve të Unionit janë të detyruar të largojnë përmbajtjeje dhe informacion personal nga rezultatet e kërkimit nëse kërkon vetë individi përkatës.

Gjer më sot Google ka aplikuar “të drejtën për tu harruar” vetëm në disa vende të Unionit siç është rasti i Spanjës. Një qytetar spanjoll nëse kërkon largimin e një uebfaqjeje e cila përmban informacion personal nga rezultatet e kërkimit, qasja në këtë informacion është e pamundur nga Google.es madje edhe Google.com dhe çdo domein tjetër i motorit të kërkimit.

Por nëse dëshironi ta kapërceni këtë pengesë u duhet të përdorni një VPN dhe vetëm atëherë mund ta keni në duart atë përmbajtje.

Dhe pikërisht këtu lindin sfidat e vërteta të gjithë atyre që përpiqen të kontrollojnë qasjen në internet. Nëse ja arrini të mashtroni Google se me të vërtetë jetoni jashtë Bashkimit Europian atëherë do të merrni po ato rezultate kërkimi që keni marrë gjer ditën e djeshme pa hyrë në fuqi “e drejta për tu harruar.” (PCWorld Albanian)

Në Google, një VPN e bën të pavlefshme “të drejtën europiane për tu harruar”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)