Në fund të shtatorit, konferencë rajonale për IT-në në Kosovë

Publikuar më: 19-09-2012

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në fund të shtatorit 2012 do të mblidhen ekspertë dhe praktikantë të Sektorit të Teknologjisë së Informacionit nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së.

Kjo konferencë rajonale ka për qëllim të tregojë pikat kryesore të zhvillimeve botërore në sektorin e TIK-së, shoqërinë e Informacionit, mediat sociale, të rejat nga zhvillimi i biznesit, zgjidhjet celulare, modelet e reja në biznes, qeverisja elektronike dhe shumë fusha të tjera.

ESI Center Eastern Europe, Kosovo ICT Association (STIKK), Bulgarian Association of Software Companies (BASSCOM) dhe L.T.I, janë disa nga iniciuesit dhe organizatorët e këtij takimi rajonal.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është njëra prej bashkëfinancuesve të kësaj konference nën projektin “Zhvillimi Ekonomik përmes Kaulitetit dhe Rrjetit”(KEDQN).

Mediet sociale dhe modelet e reja në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit për zhvillimin e bizneseve dhe qeverisjes, përfshirja e qytetarëve, klientëve dhe produkteve, dizajni i shërbimeve, menaxhimi cilësor në zgjidhje i TIK, shërbimi i furnizimit, siguria digjitale dhe vlerat e shtuara të aplikacioneve të lëvizshme, janë disa nga temat që do të diskutohen gjatë kësaj konference rajonale.

Konferenca do të jetë një platformë për kompanitë dhe organizatat e rajonit për t’i paraqitur dhe ndarë përvojat e tyre për përdorimin e Teknologjisë Informative në përmirësim të cilësisë së shërbimeve dhe produkteve për konsumatorët e gjerë.

Gjithashtu do të shërbejë dhe për rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën e ciklit të shërbimeve që bizneset dhe çfarë qeveritë duhet të ofrojnë për qytetarët.

Diskutimet do t’i mbulojnë aspektet praktike të modeleve të zhvillimit të biznesit inovativ dhe shërbimeve të E-qeverisjes, duke përfshirë studimet e rasteve dhe përvojën e praktikuesve në fushën e:

· Përvojës ndërkombëtare në planifikimin dhe zbatimin e E-qeverisjes

· Zhvillimin e shoqërisë së informacionit në nivele të ndryshme

· Sigurimi i informacionit

· Zgjidhjet e TIK-së për rritjen e prodhimtarisë dhe vlerave për biznesin

· Praktikat më të mira në E-përmbajtje, multimedia dhe të rejat në përdorimin e TIK-ut

· Aplikacionet e ndryshme të zgjidhjeve celulare

· TIK, risitë e mundësuara në modelimin e biznesit

Për më shumë informacione vizitoni http://www.kosict.com/

Konferenca dy ditore do të përfundojë me takimin B2B (më 28 shtator 2012), si vazhdimësi e takimit të B2B TIK të mbajtur në Bullgari (Qershor 2012) me qëllim krijimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit të biznesit dhe kompanive nga rajoni i Evropës Lindore.

Gjithashtu synohet dhe për zhvillimin dhe rritjen e rrjeteve ekzistuese të IT-biznesit; rritjen e IT-shërbimeve dhe produkteve tregtare; studimin e mundësive për investime dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të përbashkëta, etj. Takimi i B2B do të zhvillohet në Innovation Center Kosovo.

Shpreh sot gatishmërinë tënde për t’iu bashkuar dhe përkrahur këtë ngjarje tek info@kosict.com ose regjistrohu për pjesëmarrje në takimin B2B në http://www.kosict.com/b2b.php.

Zhvillimi Ekonomik i Kosovës përmes projektit për Cilësi dhe Rrjete

Ky projekt po zbatohet nga ESI Center Eastern Europe në bashkëpunim me LTI dhe Shoqatën Bullgare të kompanive për Software (BASSCOM).

Projekti synon ta përmirësojë kapacitetin e sektorit TIK në Kosovë në menaxhimin e cilësisë, qëndrueshmërinë e menaxhimit të kompanisë, prodhimit dhe administrimin e sigurisë. 

Qëllimi i projektit është të mbështesë të dyja kompanitë; TIK dhe organizatat publike (komunat dhe autoritetet shtetërore) në Kosovë për të fituar të mira më konkurruese në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare përmes përmirësimit të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të ofruara për qytetarët dhe konsumatorët.

Profesionistët dhe menaxherët e TIK-së janë duke u trajnuar se si t’i menaxhojnë kërkesat e konsumatorëve, proceset e punës, investimet ratio: të ardhurat (ROI), rreziqet, burimet, projektet etj.

Pasi që përdorimi intensiv i TIK në të gjitha fushat ekonomike dhe sociale është një faktor bosht për krijimin e një ekonomie të dijes, përmirësimi i kapaciteteve të industrisë së TIK-ut (publike dhe private) do të ndikojë pozitivisht në tërë mjedisin ekonomik në Kosovë dhe mbështet zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit. (PCWorld Albanian)

Në fund të shtatorit, konferencë rajonale për IT-në në Kosovë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)