Në Facebook tanimë ju mund të zgjidhni çfarë të shpërndani me aplikacionet e palës së tretë

Publikuar më: 02-05-2015

EGF4D2

Për vite me radhë, nëqoftëse ju keni dashur të përdorni kredencialet tuaja në një aplikacion të palës së tretë si FourSquare apo Candy Crash, atëherë ju i keni dhënë aplikacionit leje për të aksesuar të dhënat tuaja në profilin në Facebook. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë opsion në bazë përmes së cilit mund të zgjidhni se çfarë të dhënash doni të shpërndani me këto aplikacione.

Vitin që shkoi Facebook deklaroi se ishte duku punuar mbi krijimin e një API-je të re e cila lejon përdoruesin të zgjedhë se kë informacion dëshiron të mbajë privat. Tanimë kjo gjë është bërë realitet dhe në momentin që ju do të hyni në një aplikacion të palës së tretë, do t’ju shfaqet një dritare nga ku mund të zgjidhni se cilat të dhëna doni të aksesojë aplikacioni. Kjo përzgjedhje nga ana e përdoruesit zgjidh një pjesë të mirë të problemeve të privatësisë.

Jo të gjitha aplikacionet ruajnë në mënyrë të sigurt apo fshijnë pas përdorimit të dhënat tuaja ndaj gjithmonë duhet të tregoheni të kujdesshëm në këtë pjesë. Nëse një aplikacion ju duket tepër i dyshimtë dhe nuk doni të keni asnjë lidhje me të, atëherë shkoni në konfigurimin e Facebook dhe hiqni aksesin e aplikacionit kundrejt profilit tuaj. Në këtë mënyrë të dhënat tuaja nuk do të rrezikohen. Përzgjedhja e informacionit që do të shpërndajë nga ana e përdoruesit është një iniciativë pozitive nga ana e Facebook i cili së fundmi po bën goxha përpjekje për të mbrojtur konsumatorët e tij. (PC World Albanian)

Në Facebook tanimë ju mund të zgjidhni çfarë të shpërndani me aplikacionet e palës së tretë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)