Në botën mobile vetëm iOS dhe Android ja vlejnë

Publikuar më: 11-12-2015

smartphones-tablet-mobile-devices-100614073-primary.idgeFirefox OS vdiq, BlackBerry OS do të pasojë, Sailfish në gjëndje të rëndë, ndërsa Tizen ngelet për tu konfirmuar.

Industria e teknologjisë jeton me konkurrencën e cila prodhon inovacionin e vertetë. Një mori nismash dhe endërrash janë shkatërruar nga lufta e cila tani ka përfunduar dhe askush nuk do ta pranojë.

Ky është realiteti i industrisë mobile kur për vite me radhë vetëm dy sisteme operative kanë vlerë: iOS dhe Android. Sidoqoftë ekzistojnë akoma shpresa për një alternativë tjetër.

Të mërkurën, Mozilla pranoi kapitullimin e Firefox OS, sistemi operativ pa një objektiv i debutuar në 2013-tën. Kjo platformë e bazuar në ueb ka po të njëjtat probleme që kanë të gjithë këto sisteme operative(si Chrome OS): Nuk ofrojnë shumë, dhe atë që e bëjnë nuk e bëjnë mirë. Pyetja është “Pse?”, një pyetje kjo pa përgjigje akoma.

Në Shtator Jolla njoftoi se e ka të pamundur të ofrojnë tabletët Sailfish të porositur për shkak të gjëndjes së rënde financiare e cila pengon në zhvillimin dhe prodhimin e tyre. Sailfish është një projekt pasionant nga disa ish inxhinierë të Nokia-s të cilët kurrë nuk e pranuan humbjen e Symbian gjysmë dekade më parë. Por pasioni i tyre nuk arriti kurrë të transformohej në një produkt.

Po BlackBerry OS, e kemi fjalën për origjinalin. Kompania kanadeze e vrau platformën kur adoptoi aplikacionet Android. BlackBerry OS do të përditësohet në 2016-tën, por shqetësimi ynë kryesor janë kërcënimet e shefit ekzekutiv John Chen për largim nga tregut të telefonëve BlackBerry nëse nuk shiten. Në vërtetë nuk po shiten dhe kompania në ka në plan të ndërtojë të rinj. Vetëm optimistët dhe fanatikët nuk e pranojnë dot vdekjen e BlackBerry OS.

Po Tizen? Platforma mobile me burim të hapur pretendon mbështetjen e emrave të mëdhenj si Nokia, Intel dhe Samsung. Gjer tani vetëm pak telefonë Tizen kanë parë dritën e diellit dhe fokusi tani është përqendruar drejt televizorëve. Abdikimi i konkurrentëve përballë iOS dhe Android do të thotë se bota mediatike nuk ka shumë çfarë të flasë rreth tyre. Përveç BlackBerry, përdoruesve nuk u intereson asgjë përfshi këtu edhe zhvilluesit.

Momentalisht ekziston vetëm një alternative për tu pasur në konsideratë: Windows Phone e cila po përmirësohet por që në aspektin e harduerit dhe zhvilluesve e ardhmja nuk premton. Është emri i Microsoft që e mban të gjallë.

Madje edhe Gartner së bashku me IDC-në të cilët parashikuan në 2012-tën e Windows Phone do të tejkalonte iOS në 2015 si numri dy i tregut, tani thonë se e ardhmja e platformës është në dyshim.

Realiteti është ky: Vetëm Android dhe iOS ja vlejnë. Duhet ta pranoni. (PCWorld Albanian)

Në botën mobile vetëm iOS dhe Android ja vlejnë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)