Në Android, përdoruesit mund të regjistrohen paraprakisht për aplikacionet e ardhshme në Play Store

Publikuar më: 11-05-2015

android

Google ka lançuar një karakteristikë të re tepër interesante përsa i përket blerjes së aplikacioneve në Google Play Store. Google tani do ti japë mundësi përdoruesve Android të regjistrohen paraprakisht për blerjen e një aplikacioni që do të vijë së shpejti në Play Store.

LojaTerminator Genisys është titulli i parë që shfrytëzon avantazhin e kësaj karakteristike të re. Përdoruesit e interesuar mjaftojnë të klikojnë mbi ikonën pre-register për të shfaqur interes në këtë produkt. Ky rregjistrim paraprak është falas për përdoruesit Android dhe ata nuk janë të detyruar të shkarkojnë apo blejnë lojën sapo ajo të bëhet e disponueshme. Nëse përdoruesi ndryshon mendim apo nuk i intereson më ky aplikacion, ai mund ta anullojë rregjistrimin paraprak. Në momentin që aplikacioni bëhet i disponueshëm në Play Store, atëherë përdoruesit i dërgohet një njoftim për ta lajmëruar atë. Më pas është në dëshirë të përdoruesit nëse ai do ta shkarkojë atë apo jo.

nexus2cee_2015-05-08_17h30_12_thumb

Kohët e fundit është vënë re që Google është fokusuar në ofrimin e opsioneve dhe funksionaliteteve të reja në dyqanin e aplikacioneve. Një risi tjetër është mundësia që i jep zhvilluesve të aplikacioneve për t’ju kthyer përgjigjeve komenteve apo vlersimeve të përdoruesve. Dhe të gjitha këto për të krijuar një marrëdhënie më solide mes zhvilluesve dhe përdoruesve të aplikacioneve çka do të rezultonte më aplikacione më profesionale. (PC World Albanian)

Në Android, përdoruesit mund të regjistrohen paraprakisht për aplikacionet e ardhshme në Play Store
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)