Në 2016-tën Ericsson do të bëjë para për çdo iPhone dhe iPad të shitur

Publikuar më: 21-12-2015

48353373-ericsson-headquarters-sweden-gettyp.1910x1000Apple dhe Ericsson kanë arritur një marrëveshje mbi liçensimin e patentave çka do ti sigurojë jo pak të ardhura këtij të fundit në vitet në vijim.

Ajo që vlen të përmendet është një fakt të thjeshtë: Ericsson zotëron mbi 35,000 patenta. Marrëveshja mes dy gjigandëve do ti japë fund të gjitha padive në gjykatë mes palëve dhe në 7 vitet e ardhshme Ericsson do të përfitojë një përqindje fitimi për çdo iPhone dhe iPad të shitur.Sipas firmës suedeze, Apple me iPhone dhe iPad ka shkelur 41 patenta që kanë të bëjnë specifikisht me teknologjitë e GSM, UMTS dhe LTE.

Gjithashtu nga kjo marrëveshje Apple dhe Ericsson do të bashkëpunojnë ngushtë në zhvillimin e teknologjive të së ardhmes si 5G.

Termat specfikë të kësaj marrëveshje si shumat financiare që do të paguajë Apple ngelen kofidenciale sipas njoftimit për shtyp të Ericsson. Por sipas Reuters, Apple do ti paguajë 1.4-1.5 miliard dollar Ericsson për 2015-tën. Nëse Ericsson do të vijonte me paditë lidhur me patentat, kjo do ti kushtonte Apple nga 2-6 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Në 2016-tën Ericsson do të bëjë para për çdo iPhone dhe iPad të shitur
2 votes, 3.00 avg. rating (68% score)