Ndryshim planesh: Microsoft do të shesë vetëm telefonë premium Lumia në të ardhmen e afërt

Publikuar më: 14-07-2015

terry-myerson

Nëse filluat të dyshoni se Microsoft mund të mos ndërtojë më smartfonë Lumia në të ardhmen, drejtori i departamentit të paisjeve pranë Microsoft, Terry Myerson, ka konfirmuar se kompania ka në plane të nxjerrë në shitje telefonë Lumia premium në një të ardhme të afërt.

Myerson mbajti këtë qëndrim në një konferencë në Orlando të SHBA-ve:

“Javën e shkuar ne njoftuam se do të përqendrohemi më tej në linjën e teleofnë Lumia por le të tregohem më i qartë: së shpejti do të shikoni telefonë të rinj Lumia premium dizenjuar posaçërisht për Windows 10-tën.”

Edhe shefi ekzekutiv tha se Microsoft tani do ti përkushtohej paisjeve më të rëndësishme përfshi edhe telefonët.

Është e mundur që Microsoft ti prezantojë këto telefonë të rinj Lumia në evenimentit IFA të Berlinit në Shtator. Kompania gjithashtu ka premtuar të mbajë një konferencë për shtyp në 4 shtator në Berlin. (PCWorld Albanian)

Ndryshim planesh: Microsoft do të shesë vetëm telefonë premium Lumia në të ardhmen e afërt
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)