Ndiqni konferencën Google I/O në Youtube Live

Publikuar më: 28-05-2015

google-io-20150001Gjithmonë Google ruan njoftimet e saj të bujshme për në konferencën e zhvilluesve I/O. Pikërisht në këtë konferencë mund të mësoni lajmet më të fundit për Android, Google Search, Chrome, Maps si dhe të kuptoni disa nga planet e Google në luftën për dominim në tregjet botërore.

Fakti se nuk mund të bëheni pjesë e konferencës fizikisht nuk do të thotë se nuk mund ta ndiqni atë nga shtëpia juaj. Do të keni mundësi të ndiqni të gjitha sesionet e konferencës. Aktualisht kanali Google Developers në Youtube po transmeton live konferencën. Mëposhtë kemi paraqitur videon live të transmetimit në Youtube. Nxitoni sepse shumë lajme të rëndësishme mund të jenë duke ardhur. (PCWorld Albanian)

 

Ndiqni konferencën Google I/O në Youtube Live
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)