Ndërtoni një kompjuter Windows 10 për 400 dollar

Publikuar më: 15-11-2015

iStock_000005414770Medium1Në të kaluarën kemi publikuar një artikull me tematikë: “Ndërtoni një kompjuter me Windows 10” për 50 dollar. Sot menduam të ulnim këtë kosto duke ofruar për ju një konfigurim po aq të fuqishëm për 400 dollar.

Proçesori

Le të fillojmë me trurin e kompjuterit, proçesorin. Shumë prej jush mund të jenë të interesuar për luftën mes Intel dhe AMD por ne jo. Për këtë kemi pëzgjedhur APU-në AMD A10-5800K, një proçesor katër bërthamësh me frekuencë 3.8 Ghz.001

Duke qenë se është një APU, proçesori dhe grafikat janë të integruar në një produkt të vetëm për një kosto shumë të ulët prej 85 dollarësh.

Motherboard

Duke qenë se kemi përzgjedhur një proçesor buxhetor, është e pakuptimtë të shpenzojmë në një bord të shtrenjtë. GIGABYTE GA-F2A68HM-DS2H mendojmë se është i duhuri. Jo vetëm që është i përshtatshëm për APU-në por edhe për të gjithë proçesorët me folenë FM2+.002

Për 50 dollar do të përfitoni mbështetje për UEFI, dy porta USB 3.0 dhe katër porta USB 2.0.

Memorja RAM

Për konfigurimin tonë kemi përzgjedhur një RAM bazik. Corsair Vengence LP 4GB 240-Pin DDR3 SDRAM DDR3 1600 do ju kushtojë vetëm 26 dollar.003

Hardisku

Për një kohë të gjatë hardisqet me kapacitet 1TB janë konsideruar të tepërt. Por që kur çmimi i tyre ra nën 100 dollar papritmas të gjithë i preferonin.004

Western Digital WD Blue WD10EZEX është një hardisk SATA me 7200 rrotullime për minutë dhe kushton 53 dollar.

Ushqyesi (PSU)

Kompjuteri tani ka nevojë për fuqi dhe në këtë përzgjedhje duhet të jemi të kujdesshëm që të mos teprojmë me shpenzimet.005

Ne do të preferonim një Thermaltake TR2 TR-500, një ushqyes i cili vjen me 500 vat fuqi dhe kosto prej 45 dollarësh.

Kasa

Ky komponent varet i gjithi nga preferenca jonë. Disa pëlqejnë kasa ekstravagante disa të tjetër të thjeshta.006

Ne kemi menduar për një kasë e kosto të ulët por edhe cilësi ndërtimi si Rosewill FBM-01 për këtë ndërtim. Kjo kasë përmban edhe një ajrues i cili qarkullon ajrin brenda kasës. Kostoja e tij arrin në 30 dollar.

Sistemi Operativ

E fundit por jo më e parëndësishmja si dhe komponentë më i shtrenjtë i ndërtimit tonë. Windows 10 Edicioni Home do të kushtojë 100 dollar. (PCWorld Albanian)007

Ndërtoni një kompjuter Windows 10 për 400 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)