Ndërtoni një kompjuter desktop për video lojëra për 620 dollar

Publikuar më: 30-05-2015

Game_PC_Group_test-WireFire_

Kur bëhet fjalë të ndërtuar një kompjuteri i dedikuar për video lojërat, nuk diskutohet performanca e kompjuterit por paratë që doni të shpenzoni. Në këtë artikull kemi ofruar disa detaje lidhur me komponentët kyç për një desktop të fuqishëm lojërisht dhe sigurisht bashkëngjitur mund të gjeni edhe lojërat.

Proçesori

Publikuam një artikull lidhur me proçesorin më të fundit të AMD-së, dhe pikërisht ky është edhe sugjerimi ynë për një kompjuter që ofron performance të mjaftueshme për video lojërat. Me frekuencë 3.9 Ghz dhe çmim 150 dollar, AMD A10-7870K është padyshim një zgjedhje solide për një kompjuter lojërash. Nuk jua sugjerojmë të qëndroni me proçesorët grafik të integruar të proçesorit por lojërat më popullore mund ti përballojë lehtësisht me 30 frekuenca në sekondë(fps).

001

Motherboardi

Duke qenë se kemi të bëjmë me një system buxhetor, nuk është e nevojshëm të shpenzoni shuma të larta për një motherboard. Gjithësesi, kemi përzgjedhur një bord të mirë siç është Asus A88X-PRO. Ky bord ofron çdo gjë që mund të ketë edhe një i parametrave të lartë për 90 dollar.

002

RAM-i

Ekzistojnë një mori zgjedhjesh kur bëhet fjala për memorjen RAM por ne do zgjidhnim modelet G.SKILL 8 GB DDR3 me frekuencë 2133 Mhz. Ky RAM është ideal për këtë sistem dhe kushton afro 65 dollar.

003

Hardisk-u

Një hapësirë e konsiderueshme për një çmim të arsyshëm e ofron Western Digital me harduerin WD10EZEX për 50 dollar dhe hapërisë 1 TB.

004

Ushqyesi (Power Supply)

Nuk keni pse të shpenzoni goxha para këtu. Një EVGA 100-W1-500-KR me fuqi 500 vat dhe çmim 45 dollar do tju kryejë punë.

005

Kasa

Si mendoni për Antec VSK-4000 për 30 dollar? Mbase nuk është shumë simpatik por ju kryen punë mësë miri.

006

Ekrani

Nëse nuk e keni një të tillë atëherë ne ju sugjerojmë një ekran 130 dollar 24 inç Full HD, Acer S241HLbmid.

007

Windows 8.1

Sistemi operativ Windows i përshtatshëm për një kompjuter lojërash do ju kushtojë 90 dollar.008

Verdikti

Kostoja totale e këtij sistemi mund të shkojë afro 620 dollar. Dhe mos mendoni se keni një kompjuter po aq të rëndomtë siç jeni mësuar të shikoni. Ky është një përbindësh i heshtur. (PCWorld Albanian)

Ndërtoni një kompjuter desktop për video lojëra për 620 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)